13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Apokalips natën e mirë

Enver Sulaj

Fundi i botës vjen kur thahet bari
-tha dikush në mes të dimrit
Kur shterojnë krojet e sytë pikojnë lotin sa grushti
-ky është fundi i botës tha dikush në kokërr të shiut
Kur ngordh kafsha e fundit, është shenjë ogurzezë

Se fundi i botës nuk është larg as sa qimja e flokut
Kur s’ke bukë për të ngrënë, kur buzët e shkrumbuara
digjen në pritje-ky është fundi i botës
-tha i braktisuri nga kafeneja e prostitutave

Ç’fis i pashpirt paskan qenë majat kur thanë se fundi pritet sonte
Unë s’po e shoh askund fundin e botës
Veç fundin e ditës që po m’i mbyll sytë
Unë po shtrihem të fle

Nesër nëse nuk zgjohem
atëherë ky është fundi i botës sime
Secili kemi një botë
E bota na ka ne

Të gjithë ecim rrugëve
Që ndriçohen me rrufe
Po më deshe-ja ku më ke…
Apokalips, natën e mirë…

Enver Sulaj

21 dhjetor 2012

Më Shumë

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Lajmet e Fundit