10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Arbnor Morina zgjedhet kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Prizrenit

Arbnor Morina është zgjedhur kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Anëtarë të Këshillit janë: Arbnor Morina, Faridin Shala, Artnet Haskuka, Lutfi Ballëk, Don Shan Zefi, Svetlana Hagjiç dhe Igballka Rama.

Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, u votua për anëtarët e rinj të Këshillit për Qendrën Historike të Prizrenit. Ky organ sot mbajti mbledhjen e parë, në të cilën është bërë konstituimi i Këshillit.

Roli i Këshillit është të vëzhgojë dhe këshillojë rreth aktiviteteve në Qendrën Historike të Prizrenit për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ky këshill është një mekanizëm shumë i rëndësishëm i cili do të këshillojë institucionet me qëllim të ruajtjes së Zonës Historike të Prizrenit, dhe po ashtu do të bashkëpunojë ngushtë me QRTK-në, Drejtorinë e Urbanizmit, dhe me organizatat e ndryshme të cilat si fushëveprim kanë trashëgiminë.

Kryesuesi i KK-së në Prizren, Kujtim Gashi tha se Kuvendi i Komunës së Prizrenit, do të mbështesë fuqishëm punën e Këshillit, duke ofruar edhe mbështetjen për aktivitetet dhe veprimet e tij, të dala nga legjislacioni përkatës, por në të njëjtën kohë, do të mbikëqyr dhe do të kërkojë raport për punën e tij./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit