13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Arsim Bajrami, djalin e bën asistent në Filozofik!

Edhe pse ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me të ardhur në krye të kësaj ministrie kishte vendosur që ta “ngrinte” postin e mësimdhënësit në Fakultetin Juridik dhe Filozofik të Universitetit të Prishtinës, megjithatë ai do ta ketë një “përfaqësues” të familjes së tij. Bëhet fjalë për djalin e tij, Kushtrim Bajrami, i cili është propozuar për asistent në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht në Departamentin e Shkencave Politike.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Universitetit të Prishtinës. Për më tepër, gazeta Blic ka arritur që ta siguroj listën me emrat e kandidatëve për angazhim të stafit akademik për vitin shkollor 2015/2016. Sipas kësaj liste, i propozuar është edhe djali i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kushtrim Bajrami.

“Komisioni i Fakultetit Filozofik ka bërë përzgjedhjen e tij për të qenë asistent në Filozofik, ndërkaq, është vetëm çështje formale kalimi i tyre në Senat”, ka thënë ky burim. Sipas këtij burimi, i gjithë stafi i propozuar për staf të angazhuar akademik, kalon në bllok në Senat.

“Përgjegjës për caktimin e Komisionit në Fakultetin Filozofik kanë qenë dekani, Bujar Dugolli dhe prodekani për mësim, Dashamir Bërxulli”, tha ky burim.

Në anën tjetër, një anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, në kushte anonimiteti ka thënë për Gazetën Blic se “pas zgjedhjes së djalit të tij, Kushtrimit si staf akademik, po vërehet edhe mbështetja që në vazhdimësi i ka dhënë ministri menaxhmentit të UP-së, pra në mbështetje për të përfituar”.

Gazeta Blic ka provuar që të kontaktoj edhe me ministrin e Arsimit, mirëpo telefoni i tij është i fikur.

Në anën tjetër, Universiteti i Prishtinës është në bllokadë totale, për shkak se dy organet më të larta të funksionimit të saj, Këshilli Drejtues dhe Senati nuk janë duke funksionuar fare. Madje, gjatë ditës së djeshme, senatorët kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhereshme të ministrit Arsim Bajrami, për të dalë nga kjo gjendje kollapsi.

Dy vendimet e rektorit Ramadan Zejnullahu, për ndërprerjen e kontratave të profesorëve politikan dhe për mos pranimin e fëmijëve të familjeve të dëshmorëvre, invaldiëve dhe veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishin ndarë në dysh Këshillin Drejtues, në ata që e mbështesin dhe në ata që janë kundër./ Gazeta Blic

Më Shumë

Gjini lirohet nga detyra e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të Gjinekologjisë në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”, në Prizren, ka liruar gjinekologun Sebajdin Gjini nga pozita e ushtruesit të detyrës së shefit të repartit të...

Me fishekzjarre nga Kalaja lajmërohet ardhja e iftarit në Prizren (FOTO)

Në qytetin e Prizrenit po vazhdon të mbahet gjallë tradita e hedhjes së “topit të iftarit” që paralajmëron hyrjen e kohës kur agjëruesit mund...

Lajmet e Fundit