8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Baki Jashari synon mandatin e tretë

Baki Jashari-drejor i filarmonisëDrejtori i deritanishëm i Filarmonisë Opera e Kosovës, Baki Jashari ka thënë për KultPlus se synon mandatin e tretë të drejtorit të këtij institucioni, pozitë që tashmë i është hapur konkursi nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte. Ai pos planifikimit të vitit kalendarik 2014/2015, ka shpjeguar edhe një planifikim më të thellë, atë të realizimit të dy koncerteve brenda një muaji, që do të bënte kapërcimin e deritanishëm ku janë prezantuar për çdo muaj nga një koncert.

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në përfundimit e mandatit të dytë për drejtorin e deritanishëm të Filarmonisë Opera e Kosovës, Baki Jashari. Mirëpo, përfundimi i mandatit nuk nënkupton që të mos synojë edhe mandatin e tretë në këtë post, pasi që, vetë Jashari ka thënë për KultPlus se e ka ndërmend të konkurrojë sërish për udhëheqjen e këtij institucioni kulturor.

“Përvoja e fituar përgjatë dy mandateve më shtyn që të konkurroj sërish për këtë post”, ka thënë Jashari, i cili përvojën e fituar në menaxhim të këtij institucioni e konsideron tejet të rëndësishëm për të kap timonin edhe njëherë. “Rikandidimin tim në këtë post e mundëson edhe ligji”, ka shpjeguar më pas ai, duke iu referuar aspektit ligjor.

Në anën tjetër, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte tashmë ka hapur konkursin për pozitën e drejtorit në këtë institucion, që përzgjedhja e tij, sipas matjeve duhet të bëhet gjatë javës së ardhshme dhe se ende është herët të dihet se kush mund të jenë kundër kandidatët e Jasharit për postin e drejtorit.

Mirëpo, pavarësisht procedurave të zgjedhjes së drejtorit, Baki Jashari ka shpjeguar se puna në këtë institucion është duke u zhvilluar ashtu sikur ka punuar edhe gjatë viteve të shkuara. “Më 1 shtator Filarmonia Opera e Kosovës ka filluar punën me agjendën e sezonës 2014/2015, ku do të kemi një agjentë mjaftë të ngjeshur”, ka thënë Jashari, duke specifikuar se ngarkesat me program do të jenë pikërisht në fund të muajit shtator dhe përgjatë muajit tetor.

Koncerti i parë sipas tij do të jetë më 28 shtator, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës në Prishtinë, një bashkëpunim tashmë tradicional të cilin e kanë pagëzuar “Skena e të rinjve”.

Në anën tjetër, agjentën e ngjeshur të muajit tetor, ai e shpjegon në hollësi. Sipas tij, edhe pse përkundër faktit se viteve të shkuara Filarmonia Opera e Kosovës është prezantuar me nga një koncert për çdo muaj, tetori do të ngërthejë gjithsejtë tre koncerte.
“Koncerti i parë vjen në bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Pastaj vjen një koncert i madh që njëherësh është edhe koncert për partnerët japonez e që do të mbahet më 12 tetor, si shenjë falënderimi për donacionin e bërë për institucionin tonë, me dhënien e instrumenteve, si dhe koncerti i tretë i muajit tetor është në Festivalin e Muzikës kamertrale “Kamer fest”, që do të mbahet më 25 tetor”, ka thënë Jashari.

“Më pas nëntori vjen me bashkëpunim me festivalin “Ditët e muzikës kosovare”, i organizuar nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës ku do të interpretohen veprat e kompozitorëve shqiptarë me theks të veçantë kosovar, pastaj viti kalendarik i Filarmonisë së Kosovës përmbyllet me festimet e Vitit të Ri që poashtu edhe këto janë tradicionale”, ka thënë më pas Jashari.
Mirëpo, planifikimet për të ardhmen për drejtorin e deritanishëm Jashari shkojnë përtej mbajtjes së një koncerti për një muaj.

“Ne po synojmë që të realizojmë nga dy koncerte në muaj, dhe për këtë do të bisedojmë edhe në Ministrinë e Kulturës. Në vitin 2015 ne edhe do të shënojmë 15 vjetorin e themelimit të Filarmonisë dhe për këtë fakt dëshirojmë që të kemi një program më të ngjeshur”, ka thënë Jashari.

Duke pas parasysh se planifikimet e këtij institucioni bëhen një vit më herët, ai ka thënë se pavarësisht faktit se kush vjen në krye të Filarmonisë duhet të zbatojë programin, në përjashtim të disa ndryshimeve. “Kushdo që do zgjidhet drejtor në Filarmoninë Opera e Kosovës, ky institucion duhet të barazohet me institucionet simotra në rajon”, ka thënë ai.

Më Shumë

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit