11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Buja paraqiti të arriturat në arsim për gjashtëmujorin e parë

RameBuja-ministri arsimitMinistria e Arsimit paraqiti sot para mediave të arriturat për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ministri Ramë Buja, tha se është duke u realizuar plani strategjik ashtu siç është paraparë, duke përmendur në raportin gjashtëmujor aktivitetet e realizuara që nga arsimi parafillor deri te ai i lartë dhe infrastrukturën ligjore.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, tha se në gjashtë mujorin e parë, ministria ka pasur rezultate solide, duke realizuar aktivitete të shumta që lidhen me arritjen e prioriteteve sipas planit strategjik të arsimit 2011-2016. Duke folur për arsimin e lartë, ai theksoi se brenda këtyre gjashtë muajve, me propozim të ministrisë së arsimit, qeveria ka marrë vendim për themelimin e tri universiteteve të reja publike, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë, vendim i cili është miratuar edhe në Kuvend.

“Ministria e arsimit tashmë ka formuar bordet themeluese dhe janë zgjedhur organet drejtuese në këto tri universitete të reja. Në Universitetin e Pejës është përmbyllur faza e themelimit, janë mbajtur zgjedhjet dhe tashmë pritet zgjedhja e organeve drejtuese, rektorit dhe te tjera. Nga Maqedonia kanë ardhur dy kontingjente të librave universitar të përkthyer nga fusha e mjekësisë me 15 tituj që janë nga 1 mijë kopje” , tha Buja.

Ndërkohë, sa i përket infrastrukturës shkollore, ministri Buja tha se është duke vazhduar ndërtimi i 30 objekteve shkollore.

“28 sosh janë financuar nga Ministria e Arsimit, njëra nga Danida dhe tjetra nga Banka Botërore. Nga këto investime të objekteve shkollore, 15 janë shkolla të mesme, 12 janë të shkollave fillore dhe Biblioteka Universitare, që së shpejti pritet të inaugurohet. Brenda këtij viti pritet të përfundojnë 8 objekte shkollore dhe Biblioteka Universitare”, tha ai.

Ministri Buja tha se është punuar edhe në infrastrukturën ligjore, ku përmendi miratimin e ligjeve për arsimin dhe aftësimin profesional, arsimin e të rriturve, draftimin e ligjit për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, draftimin e ligjit për arsimin e lartë si dhe draftimin e ligjit për mësimdhënësit e periudhës së viteve ’90-ta.

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Antidroga me aksion në Prizren dhe Gjakovë, ka të arrestuar

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Policia e Kosovës ka realizuar operacion policor në disa lokacione në Prizren dhe në...

Lajmet e Fundit