11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Bunarfest” me edicionin e 11-të në Prizren

Pranë Lumëbardhit në Prizren më 5, 6 dhe 7 qershor mbahet edicioni i 11-të i festivalit “Bunarfest”. Festivali është unik në Kosovë pasi që në të bëhet rrëshqitja me goma në Lumëbardh. Në të marrin pjesë rreth 50 persona dhe zakonisht në fund shpallet një fitues.

Rrëshqitjes me goma i paraprinë pastrimi i lumit me 5 qershor, të premten dhe një koncert muzikor në kinemanë Lumëbardhi të shtunën, më 6 qershor.

Njëri nga organizatorët, Dren Marseli, tha për KosovaLive se qëllimi i festivalit është ngritja e vetëdijes për ambient të pastër.

“Bunarfesti ka për qëllim të promovojë rëndësinë e pastërtisë së ambientit në përgjithësi dhe të lumit Lumbardh në veçanti, përmes aktiviteteve argëtuese”, tha ai.

Festivali përkrahet nga Komuna e Prizrenit, Kompania Liri, Birra Peja dhe Ipko Hej./KosovaLive/

Më Shumë

Lajmet e Fundit