11.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Çfarë u ndodhte burrave të veriut nëse nuk merrnin hak?

Në disa segmente të shoqërisë tradicionale shqiptare, sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës, anëtarëve të ndonjë familjeje dhe veçanërisht burrave të saj u imponoheshin disa modele veshjeje, sjelljeje dhe vendqëndrimi në mjedise publike të ndryshme nga ato të anëtarëve të tjerë të bashkësive fshatare.

Më konkretisht: burrat dhe të gjithë anëtarët e familjes shkonin në kishë me “jagës mi krie” (kapuç mbi kokë), domethënë me pamje të shëmtuar, sepse kapuçi u mbulonte dhe me hije një pjesë të konsiderueshme të fytyrës.

Djemve të një familje të tillë, me burra të mbuluar me kapuç në mjediset e kishës nuk i jepte nuse asnjë familje dhe vajzat e saj nuk i kërkonte askush për nuse.

Me përçmim thuhej se këtyre familjeve i “jesin (mbesin) cucat si lopët”. Dhe, për më tepër, burri përfaqësues i një familje të tillë nuk kishte vend ndër burra në kuvende.

“Në kuvend theksohet te Kanuni i Lekë Dukagjinit në variantin e Mirditës, ka vend anas, veç tagër fjale s’ka”.

Veçimi nga burrat e tjerë dhe mohimi i të drejtës për të folur në kuvend ishin poshtërime të rënda, të papërballueshme për burrat. Poshtërime të tilla kanë qenë më shumë hipotetike sesa të praktikuara në jetën e përditshme.

Natyrshëm lindin pyetjet: Pse këto familje diskriminoheshin në kufijtë e të padurueshmes? Çfarë vesesh kishin anëtarët e tyre? Çfarë krimesh kishin kryer ata?

Kjo gamë fyerjesh dhe poshtërimesh të rënda, simbolikisht identifikonte familjen, burrat e të cilës nuk kishin marrë hak, nuk kishin vrarë burrin ose burrat që i kishin fyer, poshtëruar ose vrarë mikun ose miqtë.

Modele sjelljesh të tilla, drejtpërdrejt dhe sidomos tërthorazi, dëshmojnë rëndësinë e veçantë që kishte miku, si institucion shoqëror, në funksionimin e shoqërisë tradicionale shqiptare. /Zyhdi Dervshi, “Lente të ndërveprimit simbolik”/

Më Shumë

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Lajmet e Fundit