5.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Christian Frei: “Para disa viteve bëja filma për luftëra tash bëj film për dashurinë”

konferenca ne dokufest 224Një histori spiunazhi, pastaj një e dashurisë dhe rrëfime të tjera që janë shndërruar në filma, kanë qenë pjesë e konferencës së sotme në kuadër të Festivalit të Filmit Dokumentarë dhe të Shkurtë “DokuFest”. Ndërkohë pritet të realizohet edhe diskutimi “Pesë vjet më pak”, që ka për qëllim nxitjen e debatit mbi statistikat se kosovarët jetojnë pesë vjet më pak se sa qytetarët e rajonit
Konferenca filloi me histori spiunazhi ku Marylin Ness, regjisore e filmit 1971 që është pjesë e garës së filmave ndërkombëtare dhe regjisore e filmit tjetër “E-Team” pjesë e garës së filmave për të drejtat e njeriut, tha: “Për mua ky dokumentar ka një rëndësi tepër të madhe sepse tregon një kohezion social në atë sesi njerëzt kanë ndryshuar botën duke u ngritur e vepruar për të drejtat e tyre dhe duke i argumentuar dyshimet e tyre mbi shoqërinë a pushtetin ku jetojnë”, ka thwnw Ness, e cila nw konferencwn e sotme edhe Christian Frei – regjisori i nomunuar për Oskar dhe regjisor i filmit Sleepless in New York, Peter Indergand – drejtori i fotografisë i nominuar për çmimin Emmy dhe kinematograf i filmitSleepless in New York, Lynn Fin– folëse në konferencën për teknologji DOKU:TECH, dhe Fred Abrahams – anëtar i Human Rights Watch.

Regjisori Christian Frei i nominuar për çmimin e Akademisë Amerikanë “Oscar”, në DokuFest sivjet ka sjell filmin e tij që flet për dashurinë i titulluar “Sleepless in New York”. Filmi i tij është cilësuar nga kritika si një portretizim i torturimit nga dashuria pasi që nëpërmjet këtij filmi ai ka arritur të tregoj sesi vuajtja nga dashuria nuk është vetëm një vuajtje e kohës së adoleshencës.
Frei i cili së bashku me Peter Indergan, drejtori i fotografisë i nominuar për çmimin Emmy dhe kinematograf i filmit “Sleepless in New York”, kanë qenë në Kosovë në vitin 1999 kur ka përfunduar lufta tha se është një kënaqësi që rikthehet në qytetin që e kishte vizituar 15 vite më parë. “Jam shumë i lumtur që rikthehem në qytetin e Prizrenit aty ku tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe më e rëndësishmja për karrierën time është se për dallim që para disa viteve bëja filma për luftëra tash bëjë film për dashurinë”, tha Frei.

Në konferencë ka qenë i pranishëm edhe anëtari i Human Rights Watch, Fred Abrahams i cili në konferencë foli për kujtimet e tij më Kosovën e para 15 viteve ku ka treguar për vizitën e tij në fshatin Qyshk. “Kam parë sesi në DokuFest sivjet ka tregime të ndryshme prej Sirisë, Libisë e deri tek Kosova. Por mendoj se duhet të ketë sa më shumë tregime që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mendoj se DokuFest në këtë pikë është festivali më i rëndësishëm. Sa për Qyshkun mendoj se është njëri nga shumë fshatrat e Kosovës që kanë tregime për t’i rrëfyer”, ka thënë Abrahams.

Përveç shfaqjes së filmave sot do të mbahet edhe paneli i diskutimit i quajtur “Pesë vjet më pak”, një debat ka për qëllim të nxisë bisedën mbi jetëgjatësinë mesatare në Kosovë, në veçanti mbi faktin se kosovarët jetojnë pesë vjet më pak se kombet e tjera në rajon për shkak të ndotjes me qymyr.
Christian Frei dhe Emmy Peter Indergand do të jenë pjesë e një master klase për të diskutuar për krijimin e filmave WAR PHOTOGRAPHER, SPACE TOURISTS dhe SLEEPLESS IN NEW YORK.
Ndërsa Corinne Diserens (kuratore e MMX, SI E RËNË NGA QIELLI një sens i mendësisë publike & Drejtoreshë e de l’erg, Bruxelles) dhe Catherine David (Zëvendësdrejtoresha e Qendrës Pompidou në Paris, kuratore e Unedited History, Iran 1960-2014, Musée d’art moderne de la Ville de Paris) do të diskutojnë tre filmat e jashtëzakonshëm të filmëbërësit Iranian Parviz Kimiavi: P like Pelican (1976), The Stone Garden (1976), dhe The Mongols (1973), pjesë e programit special të Ekspozitës Muslim Mulliqi në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në DokuNights sonte do të performojë këngëtarja e njohur suedeze Molly Nilsson/

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit