13.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Cima kujton momente të bukura me Lecin e Qumilin

Skeçet e tyre edhe sot shikohen në “Yotube” Secili nga ta kishte shprehi të ndryshme të humorit, kështu këto veti ata në vitet e 8o- ta i bashkuan në një emër, i cili mbeti i njohur ende për publikun shqiptarë si “Treshi Përsheshi”.

Bëhet fjalë për Sevdai Radogoshin- Qumilin, e Rasim Thaqi- Cimën dhe Ibrahim Krajkovën-Lecin, të cilët së bashku realizuan qindra skeçe humoristike, me të cilat prezantoheshin para publikut shqiptar gjithandej, shkruan rtv21.tv

Në secilen paraqitje ata mbushnin sallat me publik, i cili kënaqej dhe argëtohej me humorin e tyre, humor i cili nuk harrohet as sot. Ani pse ata tani ata nuk veprojnë më bashkërisht, Sevdai Radogoshi- Qumili, e Rasim Thaqi- Cima edhe sot janë aktivë në skenën e humorit shqiptarë.

Por, fati i Lecit ishte ndryshe nga ai i miqëve të tij. Ibrahim Krajkova, u largua nga skena e humorit kosovar pasi që ishte diagostifikuar nga një sëmundje e rëndë, ku në vitin 2015 ai dhe vdiq, duke lënë pas vetes një arkiv të mbushur me kujtime të shumta pë adhuruesit e humorit të tij. Së fundmi, Rasim Thaqi- Cima me anë të një fotografie të publikuar në Instagram e ka kujtuar kohën kur ata punonin së bashku. Këta tre humoristë, kanë lënë gjurmë dhe kanë hyrë në historinë e humorit shqiptar. Skeçet me humorin e tyre, edhe sot shikohen me shumë kënaqësi në “Yotube”. /21Media

View this post on Instagram

#treshipersheshi #leci #cima #qumili

A post shared by Rasim Thaçi Cima Official (@rasimthacicima) on

Më Shumë

Malishevë: Dorëzohen çelësat e 10-të shtëpive për familjet në nevojë

10 familje që jetojnë në kushte të rënda ekonomike në komunën e Malishevës, janë bërë me shtëpi banimi. Lajmi u bë i ditur nga kryetari...

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Lajmet e Fundit