11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore iu nda aktores, Melihate Qena

Mesditën e së hënës u bë ndarja e çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e teatrit, çmim ky që iu dha aktores, Melihate Qena. Jo rastësisht vendosën që mu në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve ti ndahet ky çmim kësaj aktoreje, që për 44 vite me radhë është në skenat e teatrit, si atij Kombëtar e po ashtu edhe Teatrit Dodona, teatër ky i fëmijëve në kryeqytet ku aktorja, Qena luan shfaqje të ndryshme për më të vegjlit.

E për këtë çmim aktorja në fjalë u shpreh mjaft e emocionuar duke theksuar se ky nuk është përfundimi i karrierës së saj si aktore, por do të vazhdoj edhe më tutje me shfaqje të tjera.

“Unë ende nuk jam gati ta përfundoj karrierën time, unë ende mendoj ta punoj veprën jetësore dhe shpresoj se do ta bëjë. Kjo mirënjohje më është dhënë për punën që e kam bërë për këto 44 vite dhe shpresoj që do ta bëjë një shfaqje shumë të mirë me të cilën do të mbetem në kujtesën e fëmijëve pikë së pari”, u shpreh Melihate Qena.

Për dhënien e këtij çmimi u vendos nga juria në përbërje të: Bislim Muqaj, Besim Rexhaj e Agim Selimi ku ky i fundit tha disa fjalë në lidhje me veprën jetësore të aktores, Melihate Qena.

“Çmimi jetësor natyrisht që pa dilema dhe me merita të mëdha i është ndarë Melihate Qenës për kontributin e saj jetësor sidomos në skenën teatrore për fëmijë, sepse mendoj që është një margaritar i rrallë e cila e ka mbajtur jetën teatrore për fëmijë, mirëpo natyrisht ky çmim i është ndarë edhe për veprat e tjera jetësore të cilat i ka bërë si në Teatrin Kombëtar, në film e kështu me radhë. Këtë çmim e ka merituar plotësisht”, tha ndër të tjera regjisori, Agim Selimi.

Ndërsa çmimet e tjera që duhej ndarë në këtë ceremoni në fushën e teatrit, juria tha se nuk i kanë ndarë pasi që, sipas tyre ka pasur konkurrencë të vogël. Në bazë të Rregullores për ndarjen e çmimeve për teatër, Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore ka vlerë financiare 5 mijë euro./KultPlus.com/

Më Shumë

Guardiola me çdo kusht e dëshiron transferimin e Musialas

Pep Guardiola raportohet se ka vendosur për objektivin kryesor të afatit kalimtar veror për Manchester Cityn. “The Guardian” raporton se City pritet që të bëjnë...

Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë së Prizrenit, Xhemajli Gashi

Ka ndërruar jetë Xhemajli Gashi, ish-futbollist i njohur i Lirisë së Prizrenit. Ai ka lënë gjurmë të thella në komunitetin sportiv të qytetit. Xhemajli Gashi ka...

Lajmet e Fundit