9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Çmimi “Teuta” nga Dritëro Agolli tek Ramiz Kelmendi

Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “Teuta”, e themeluar nga shkrimtarë nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi, me 8, 9 dhe 10 shtator 2015, në Rozhajë, në Deçan, në Rugovë dhe në Bajram Curr organizon manifestimin e tretë letrar ndërkufitar “Muzat e Alpeve 2015?.

Dita e parë e manifestimit do të fillojë me 8 shtator në Rozhajë me diskutimin mbi temën: ”Vargu shqip brenda territorit të Malit te Zi”, do të vazhdojë me promovimin e librit të përkthyer në gjuhën malazeze “Stina e ujkut-Vucje doba”, i autorit shkodran Ridvan Dibra, ndërsa do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.

Dita e dytë, me 9 shtator do të vazhdojë në Deçan, me vizitë në Muzeun Privat “ETNOKASTRIOTI”, në Isniq, për të vazhduar në asamblenë komunale me diskutimin mbi temën promovimi “Këmbimi letrar Kosovë-Mal i Zi-Shqipëri” si dhe me promovimin e librit “Ashti i Kombit”, të autorit tropojan Azgan Haklaj.

Karvani i shkrimtarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi vazhdojnë për në Rugovë, në njërin nga komplekset hoteliere të së cilës do të diskutohet mbi temën “Njohja e ndërsjellë e letërsisë ballkanikë” si dhe do të përmbyllet me një mbrëmje poetike.

Ndërsa, dita e tretë dhe përmbyllëse e manifestimit mbahet me 10 shtator 2015, në Bajram Curr, ku në bashkëorganizim me “Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve-Tropojë”, vazhdon diskutimi mbi temën “Prania e vargut shqip në trojet etnike” si dhe promovimi i librit të përkthyer në shqip “Majko Zasto?-Nënë përse?”, i autores boshnjake nga Rozhaja Mirsada Bibiç-Shabotiç.

Me këtë rast, Çmimi për Vepër Jetësore “TEUTA”, i cili vitin e kaluar nga doajeni i letërsisë malazeze Jevrem Bërkoviq u bart tek shkrimtari eminent nga Shqipëria Dritëro Agolli, sivjet kalon tek Ramiz Këlmendi-një figurë tjetër e spikatur e letërsisë shqipe në Kosovë.

Sipas një njoftimi të kësaj shoqate, ardhjen e kanë konfirmuar: Lidhja e Shkrimtarëve të Kosove, Pen Qendra e Shqipërisë, Asociacioni i Intelektualëve dhe Shkrimtarëve për Ballkan, si dhe emra te spikatur të letërsisë së të tria shteteve trekufitare: Kosovë-Mal i Zi-Shqip ëri. Ndërsa, organizimi i manifestimit të tretë rajonal “Muzat e Alpeve 2015?,sivjet është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës, Ministria për Diasporë e Republikës së Kosovës, Bashkia e Bajram Currit, Komuna e Deçanit-Zyra e Kryetarit si dhe Komuna e Klinës-Zyra e Kryetarit.

Më Shumë

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell. Pritet që lokalisht të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu,...

Tri përballje interesante në Albi Mall Superliga – vëmendja në Suharekë

Sot do të zhvillohen tri ndeshje në Albi Mall Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë në Suharekë, pasi Ballkani është nikoqir i Dritës për...

Lajmet e Fundit