16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

DAM mbahet më 1 dhe 2 nëntor

DAMfestivalEdicioni i 8-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikantëve të Rinj DAM 2013 do të mbahet më 1 dhe 2 nëntor në Prishtinë.

Ansambli prestigjioz i perkusionistëve kroatë SUDAR së bashku me pianistin Matej Mestrovic do ta hapin këtë edicion më 1 nëntor me një koncert spektakël, i cili do të mbahet në Teatrin Kombëtar nga ora 20:00.

Në koncert do të interpretohen premierë vepra nga Emmanuel Sejourne, Darko Sedak Ben?i?, Matej Mestrovi? dhe Manfred Menke.

Festivali DAM edhe në edicionet e shkuara gjithmonë ka qenë i fokusuar në veçanti në promovimin e repertorit muzikor të shkruar për perkusione dhe kështu do të bëj edhe këtë vit.

Kuarteti harkor “Prishtina” në përbërje të Visar Kuçit, Avni Thaqit, Arianit Shehut dhe Fraim Gashit (që të gjithë anëtarë të Filarmonisë së Kosovës) me repertorin klasik në këtë festival do dalë jashtë mureve të sallave të koncerteve. Koncerti i ansamblit do mbahet në qendër tregtare për të provokuar dëgjues, të cilët nuk janë të afërt me muzikën klasike, por edhe për t’i servuar dëgjuesit fanatikë të muzikës klasike një eksperiencë për t’i dëgjuar kompozitorët klasikë në një hapësirë alternative me parametra jo të zakonshëm akustik. Gjetjet për të koncertuar në hapësira jo të zakonshme, vijnë si pasojë e mungesës së hapësirave për art në vend.

Si program mysafir në festival vjen shfaqja “Dilerat” nga Bekim Lumi, e cila njëherësh edhe mbyll sezonin vjeshtor, po ashtu e vënë në një hapësirë alternative në shtypshkronjën e braktisur të “Rilindjes”.

Në skenën e muzikës elektronike do të performojnë Flooder nga Maqedonia, Dardan Ramabaja dhe Toton nga Kosova në Mhz dhe Mingle.

Ndërsa kapaku këtij edicioni do i vihet me një koncert (25 nëntor-Post Dam) epilog, i cili që dëgjuesin e dërgon në një udhëtim interesant sonor me muzikën e daullistit kosovar Nesim Maxhuni, i cili promovon albumin e tij më të ri “Syndrome” me Hip – Bop Quinetin e përbërë nga Dukagjin Muhaxherri (Saksofon), Visar Kuçi (Kitarë), Jeton Dolaku (piano) dhe Enver Muhamedi (Bas).

Hyrja në të gjitha mbrëmjet e festivalit është pa pagesë.

Më Shumë

243 drunj në nderim të 243 të vrarëve në Krushë të Madhe

Shpimi i tokës duket jo i lehtë. Megjithatë në të po vendoset një dru dekorativ. Në parkun para shkollës fillore “Bajram Curri” në Krushë të Madhe...

Ekspozita fotografike/ Transformimi i Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka ftuar të gjithë që të vizitojnë Hamamin e Gazi Mehmed Pashës. “Ejani dhe...

Lajmet e Fundit