11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Dan Fazlija në “Qafë të Muqibabës”

Prof.dr. Sabahajdin Cena

RRËFUIME NGA “LUGU I GJERAQINËS”

Dan Fazlija i Rahovecit, tregtar kafshësh,
tyxhar, i thojshin, blente kafshë nëpër
Preshevë e Bujanovc, e i binte nëpër ma-
le deri në Rrafshin e Anadrinit si kontra-
bandë.

Një ditë, pasi bleu sa kishte ndërmend,
u nis për të zbritur në Gjilan e së andejmi
për në Rrafshin e Anadrinit. Po kur arriti
në “Qafë të Muqibabës” disi iu ngatërruan
udhët malore.

Shiqonte andej e këndej për ta takuar ndjonjë kalimtar, por nuk
hetonte gjë. Në fund hetoi se lëvizte një
burrë me një fener dhe e ndali për ta
pyetur se nga duhet të binte për në Gji-
lan.

– Kah o rruga për Gjilan, bre jaran?
-Mirë je, tani grahu e bijsh n’ Gjilan,
se masandej, si ta kalojsh Gjylekarin,
veç drejt se mos po shkojsh n’ Muqivërc.
Danës, nuk i mbushej mendja se ka emra
të këtillë të vendeve, pra toponime, e
kujtonte se muqibabësi po talllet me te,
po e pyet:
– A e njef ti udhën, apo veç po bojsh haj-
gare me mu?
– Po more, qysh s’e njof, i k’tuhit jam unë,
i Muqibabës.
– EDHE MU M’U Q… NONA QI T’ VETA!
i tha Dan Fazlija.

Më Shumë

Do festonin 23-vjetorin! Vanessa Bryant ndan një foto të rrallë me Koben, zbulon dhuratën e tij!

Kobe Bryant mund të ketë ndërruar jetë, por legjenda e NBA dhe Los Angeles Lakers vazhdon të jetë gjithmonë e pranishme në mendimet e...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit