4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Dashuria e Ajshtajnit për Elsën

Martesa e Ajshtajnit me serben Mileva, nuk do të ishte ajo që kishte ëndërruar pas lindjes së dy fëmijëve. E kundërshtuar herët nga familjet e të dyja palëve, martesa do të kalonte luhatje. Në pushimet e Pashkëve Ajshtajn do të shkojë i vetëm në Berlin për të vizituar të ëmën e tij, Paulinën, e cila pas vdekjes së të shoqit, ishte transferuar të jetonte tek e motra e saj.

Aty Alberti do të takohet pas shumë vitesh me kushërirën Elsa Ainshtain, tre vjet më të madhe në moshë, me të cilën kishin qenë shumë miq kur ishin fëmijë. Elsa është vajza e një pasaniku hebreo-berlinez, i cili është kushëri i parë i Herman Ainshtainit. Pra Alberti e kishte Elsën kushërirë të parë nga e ëma dhe kushërirë të dytë, nga i ati.

Ajo ka qenë martuar e pastaj divorcuar dhe ka dy vajza, Margot dhe Ilse. Ainshtaini fillimisht flirton me të motrën e Elsës, por kur erdhi momenti për t’u larguar nga Berlini i hedh sytë nga Elsa, e cila i dukej se plotësonte atë mirëqënie dhe atë mbështetje, për të cilën tashmë kishte nevojë.

Sapo ai kthehet në Pragë, i mbërrin një letër e Elsës, ku duket sikur ishte e gatshme t’i ofronte djalit të tezes, atë çfarë ai dëshironte. Alberti i përgjigjet me të njëjtin emocion: “Nuk e di nga t’ia nis për të të shprehur sa shumë jam afeksionuar me ty, gjatë atyre pak ditëve”, por nuk harron ta porosisë t’i djegë letrat e tij siç do bënte dhe vetë ai, por Elsa jo vetëm që nuk i dogji, por i ruajti ato me fanatizëm për tërë jetën.

“Dua të kem dikë për të dashuruar, ndryshe jeta do të ishte e mjerë”, – i shkruan Alberti. “Dhe kjo dikushi, je ti”. Në atë kohë, Berlini ishte kryeqyteti botëror i fizikës dhe Alberti e kishte ëndërr të punonte atje, me emrat më të mëdhenj të fizikës teorike. “Mundësitë që mua mund të më thërrasin në Berlin, janë praktikisht shumë të pakta”, – i shkruan Elsës. Pas pak javësh Alberti ndërron qëndrim dhe i thotë se “nuk do të ketë asnjë të mirë për ne të dy, përveçse për të tjerë, që lidhja jonë të bëhet më e ngushtë.

Kështu, të shkruaj sot për herë të fundit dhe i dorëzohem të paevitueshmes, edhe ti duhet të bësh të njëjtën gjë”. Marrëdhënia e tij me Milevën ndërkohë, është bërë shumë e ftohtë e vetëm në një gjë binin dakord: jetesa në Pragë ishte bërë e mërzitshme për ta. Ndaj vendosën të dy të rikthehen në Zyrih, qyteti ku mendojnë se mund të ndikojë edhe në përmirësimin e marrëdhënies së tyre. Alberti ka lënë të hapur një mundësi për t’u kthyer përsëri në universitet, por gjërat kanë ndryshuar.

Tani administratorët e Universitetit të Zyrihut, janë të mendimit se mbajtja e një katedre të fizikës teorike është financiarisht e papërballueshme për ta, sepse nuk kanë shumë laboratorë, por çuditërisht, arsyeja tjetër për mbylljen e katedrës është preteksti se Albert Ainshtaini nuk është një docent i mirë.

Edhe pse fizika teorike nuk ka nevojë për laboratorë dhe pikërisht këtu qëndron një nga dallimet e mëdha të saj, që e ndan me fizikën e përgjithshme lë të kuptosh pa asnjë dyshim se universiteti, dikur Politekniku ku ai kishte studiuar, nuk donte ta ketë në radhët e tij akademike.

Më Shumë

Vedat Muriqi luan sot kundër liderit të La Ligë

Real Madridi do të luajë në udhëtim te Mallorca e Vedat Muriqit dhe do ta kërkojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive në garën për titull...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit