8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Dhe profetët dinë të puthin”

“One man show”/ Mustafa Nano, në një monolog përballë publikut më 24 prill më Akademinë e Arteve

PrintShqiptarët dhe fetë. Pas studimit të parë të mirëfilltë të raportit historik të shqiptarëve me besimin “Pax Albanica”, analisti Mustafa Nano kërkon të flasë për këtë raport në një kontekst krejt të veçantë. Ai do të zhveshë lëkurën e analistit dhe do të veshë një tjetër lëkurë, atë të aktorit, duke u shfaqur si një show man, më 24 prill ora 19.00 në sallën e Akademisë së Arteve.

Një shfaqje që përtej show-t mbart një temë të mprehtë të realitetit të sotëm jo vetëm europian, ku ngjyrat e ekstremizmit vijojnë të shtohen dhe nevoja për ta parë besimin si një çështje individuale mes njeriut dhe Zotit, bëhet çdo ditë e më imediate. Një “teatër” ndryshe, ku publiku do të komunikojë me aktorin, përmes rrëfimeve të tij, të marra nga studimet e gjata në këtë çështje. Shqipëria do të jetë motoja e kësaj shfaqjeje. Shqipëria që Nano e ka gjetur në hulumtimet e gjata për raportet fetare, që nga thëniet që historianë apo udhëtarë të huaj që e zbuluan herët këtë vend kanë thënë për të, deri te realiteti i sotëm që ai më shumë se çdokush tjetër e ka ndier nga afër, nga perceptimet që lexuesi ka pasur për librin e tij të fundit “Pax Albanica” (botimet “Saras”).

Shfaqja do të jetë 1 orë e 20 minuta, me një skenar “krejt alla Muçi”, në një monolog që do të flasë për gjuhën e profetëve dhe si duhen lexuar mësimet e tyre. Dhe pse Shqipëria vijon të jetë një vend ku besimet janë ende në kohë të arta me njëri-tjetrin dhe kjo harmoni vijon të jetë sinkron i historisë dhe marrëdhënieve të hershme që kanë pasur, çdo show i kësaj natyre, ashtu si çdo libër, është një kontribut që na bën ta shohim më qartë besimin, si një formë e cila duhet ta lartësojë njeriun, e jo të shtyjë drejt ekstremitetit. Në shoqëritë dhe vendet e përparuara show apo debate të tilla janë një ushqim i shëndetshëm jo vetëm për besimtarët, por dhe për ata që nuk janë përfshirë asnjëherë në çështje të tilla, dhe e shohin fenë si diçka të ndaluar. Një show për një shoqëri të hapur dhe për t’i parë besimet si një vlerë e shtuar e kulturës së çdo vendi. Biletat për këtë show mund t’i gjeni pranë “Top Channel”, te Piramida, duke filluar nga dita e hënë 20 prill 2015.

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi një mijë e 900 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1936 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Serbia paraburgos mërgimtarin nga Hasi që e ndaloi dje, akuzohet për krime lufte

Policia serbe ka arrestuar një kosovar me pretendimet se i njëjti si ish-pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime luftë kundër popullatës serbe. Bëhet fjalë për...

Lajmet e Fundit