16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“DokuKids” për eksplorimin e së vërtetës nëpërmjet animacionit

Animatorja Ana Nedelkoviq ka gënjyer për moshën dhe gjininë e saj, çfarë ka nxitur të qeshura në mesin e dhjetë fëmijëve që janë pjesë e punëtorisë “E vërteta kundër rrenës”, në kuadër të edicionit të 18-të të “DokuFestit”. Ajo e ka bërë një gjë të tillë të enjten për t’i bërë fëmijët të kuptojnë vijën ndarës midis këtyre të dyjave. Gënjeshtra të tilla të vogla ka thënë edhe animatori Nikola Majdak JR., i cili po ashtu është përgjegjës për këtë punëtori, shkruan sot Koha Ditore.

E pasi që u kërkuan fëmijëve që të prezantojnë veten, edhe disa prej tyre “mashtruan” në prezantimin e tyre. Përmes kësaj loje ata u njoftuan me temën të cilën do ta zhvillojnë në këtë punëtori dyditore. Nëpërmjet krijimit të personazheve të animuara me teknikën stop-motion, për disa sekonda ata do të zhvillojnë një betejë në mes të së “vërtetës” dhe “rrenës”, duke shpresuar që e para të triumfojë.

Kjo është hera e pestë që këta dy animatorë janë duke mbajtur punëtori në kuadër të “DokuFestit”. Nedelkoviq ka treguar se ka qenë sfiduese për ta që të diskutojnë me fëmijët një temë kaq komplekse dhe të vështirë.

“Në programin tonë për punëtori ne po mundohemi që ta adaptojmë atë për moshën e tyre. Baza e kësaj punëtorie është se ata do të imagjinojnë që e vërteta dhe rrena janë disa karaktere të animuara, të cilët do të luftojnë me njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

Duke mësuar teknikën stop-motion, sipas Nedelkoviq, fëmijët në të ardhmen do ta kenë më të lehtë që të punojnë në çfarëdo teknike tjetër të animacionit.

“Animacioni është shumë argëtues dhe i mirë për fëmijët, dhe veçanërisht kjo teknikë. Mirëpo ajo që është e rëndësishme është që animacioni nuk është vetëm për të luajtur, por edhe një mënyrë e mirë që fëmijët të shfaqin ndjenjat dhe emocionet e tyre, të diskutojmë për çështje të rëndësishme shoqërore nga perspektiva e fëmijëve”, ka thënë ajo.

Më Shumë

Memorandum për rritje ekonomike dhe inovacion në Komunën e Prizrenit

Kryetari Shaqir Totaj ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug” (AZHR Jug). Ky memorandum synon të zbatohet për politikat e...

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit