7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

DUPH të mos nxitoi për lëshimin e lejes së re për ndërtimin e bibliotekës

EC Ma Ndryshe gjatë ditëve të fundit ka vazhduar që të përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth projektit për ndërtimin e bibliotekës në afërsi të shkollës së vjetër “Ryzhdije”.

Në vendin e realizimit të projektit, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor ka publikuar aktvendimin e datës 8 prill 2015 për revokimin-shfuqizimin e lejes ndërtimore për ndërtimin e bibliotekës për shkak të mangësive procedurale.

DUPH ka shpjeguar se duke vepruar sipas rekomandimit të MMPH-së të datës 7 prill 2014 merr aktvendimin që të revokohet-shfuqizohet leja ndërtimore nr:04-353-21169, të datës 9 shkurt 2015, me të cilën i është lejuar DKRS-së ndërtimi i Bibliotekës Komunale në rrugën “Suzi Qelebi”, ngastra kadastrale nr.2858.

Në këtë aktvendim thuhet se DUPH obligohet që në procedurat në vazhdim të veproj në përputhje të plotë me nenet 17 dhe 18 të Ligjit për Ndërtim, në mënyrë që pas eliminimit të mangësive procedurale të vazhdojë me procedurat për lëshimin e lejes së ndërtimit për parashtruesin e kërkesës, DKRS-në.

EC Ma Ndryshe në bazë të informatave të marra nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore pat evidentuar se Komuna e Prizrenit ka vënë gurthemelin në këtë lokalitet për ndërtimin e Bibliotekës pa e marrë pëlqimin e MKRS-së (linku i komunikatës: http://online-transparency.org/repository/docs/Komunikate,_UW_21012015.pdf) dhe se po i vijon punimet pa i përfillur procedurat ligjore (linku i komunikatës: http://online-transparency.org/repository/docs/UW_Komunikate_20.pdf).

EC Ma Ndryshe përkujton edhe njëherë se ish-shkolla e Ryzhdijes është pronë e mbrojtur e Trashëgimisë Kulturore, në listën e mbrojtjes së përkohshme të MKRS-së, dhe se si e tillë meriton që të ketë një kujdes më të shtuar nga institucionet.

Për këtë arsye EC Ma Ndryshe konsideron se revokimi-shfuqizimi i lejes ndërtimore për bibliotekën është hap i duhur nga DUPH-ja. Në të njëjtën kohë ky aktvendim mund të shërbej si një moment i ri për Komunën e Prizrenit, në mënyrë që ajo t’i eliminoj mangësitë procedurale, por edhe të ndërmarrë veprime konkrete në drejtim të komunikimit me banorët e lagjes për t’i marrë edhe vërejtjet dhe propozimet e tyre, sikurse edhe diskutimit më të gjerë me komunitetin e profesionistëve, në mënyrë që të realizohet një projekt që përkon vërtetë me vlerat arkitektonike të Prizrenit.

Prandaj rekomandojmë DUPH-në që të mos nxitoj me lëshimin e lejes së re, pa i shterur diskutimet me aktorët e sipërpërmendur.

EC Ma Ndryshe i bën thirrje edhe ministrive të linjës të Qeverisë së Kosovës që të japin kontributin e tyre në këtë drejtim, në mënyrë që të ruhen dhe avancohen vlerat në këtë zonë, ku ekzistojnë disa monumente të trashëgimisë kulturore.

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit