13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

E di që keni halle të tjera, po desha me dit’ pse e masakroni shkronjën ë?

Pak a shumë e dija se kam lindur duke qarë me ëëëëëë, por për siguri pyeta mamin. Thashë mos ka bërë vaki kam qarë me zanore të tjera, por jo me një grumbull ëëëëëë-sh e kisha shtuar me 1 numrin e popullsisë shqiptare të vitit 1992. Ma merr mendja se edhe ju keni ardhur në botë me këtë tingull.

Kështu e nis shkrimin Alma Nikolla, gazetare, të cilin po e transmetojmë të plot, meqë njësoj është edhe në këtë anë.

Sa bukur që shqipja ka një shkronjë për lotin e zëshëm.

Dhe si një zanore, ë-ja zë jo pak hapësirë në të shprehurit e pasthirrmave, apo tingujve 2-3 shkronjësh.

Është në jetën dhe përditshmërinë tonë, në momente habie, lumturie, trishtimi dhe përgjumje. S’e di, imagjinoniiiiii të gjitha ë-të që thoni gjatë ditës, janë të panumërta.

Ama ë-të që shkruani janë më të pakta. Për arsye teknologjie, shpejtësie apo mosdije.

Mosdijen kam qejf të bëj sikur nuk e shoh. Dua të mendoj që duam po nxitojmë. Ama medias nuk i falet. Nuk i falet ta marrë një satus delirant a jo të politikanëve dembelë që e zhdukin një shkronjë të shqipes. Kap, kopjo e hidh.

“Punët e mira vinë kadal”, ndoshta kjo shprehje e lashtë nuk funksionon në rastin e mediave që luftojnë per shpejtësi e ekskluzivitet, por vlen ende.

E di se keni halle të tjera… E di se do më thoni që duhet te gjeja ndonjë temë më aktuale dhe të qenësishme për të trajtuar…, ndoshta do donit të shkruaja për Kryeprokurorin, për Palestinën a për lodrat sa të pavend, sa harmonike ke sheshi, ama unë dua dhe ndiej të jem avokate e ë-së.

Shqiptarët krenohen me 36 shkronjat e tyre, që për hir të tastierave i shndërrojnë në 35…, madje edhe duke thënë: “Ëëëëëë….ë-ja nuk bëka”.

Më Shumë

Bruce Springsteen bashkohet në skenë me Zach Bryan dhe Maggie Rogers (Video)

Legjenda e folk-rokut, Bruce Springsteen, iu është bashkuar dy yjeve të reja të muzikës, Zach Bryan dhe Maggie Rogers. Bosi gjeti kohë për t’u shkëputur...

Del në ankand xhaketa ikonike e Michael Jacskonit te “Thriller”

Një prej xhaketave origjinale të Michael Jacksonit që i ka veshur në videoklipin e këngës “Thriller” ka dalë në ankand online. Xhaketa kuq e zi...

Lajmet e Fundit