10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

‘EC Ma Ndryshe’ e shqetësuar për gjendjen e arsimit në Prizren

Elmedina baxhaku ,ec ma ndryshe“EC Ma Nryshe”, përmes një deklarate, thotë se po i përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me rastet e dyshuara të punësimeve jo të rregullta në shkollat e komunës së Prizrenit.

“Qytetarët e Komunës së Prizrenit kanë të drejtë që të shprehin publikisht vullnetin e tyre për zhvillimet në pushtetin lokal, respektivisht në rastin konkret në sektorin e arsimit”, thuhet në deklaratën e “EC Ma Ndryshe”.

“Zyrtarët komunal duhet të jenë të përgjegjshëm dhe llogaridhënës përballë publikut për të gjitha veprimet e tyre dhe gjendjen në arsim”.

“EC Ma Ndryshe konsideron se publiku duhet t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike e qytetare, derisa autoritetet nuk zbardhin dyshimet”.

“Prandaj bën thirrje që protestat qytetare të jenë të qeta dhe demokratike”.

“Vetëm përmes mobilizimit të përgjithshëm shoqëror mund të ndalohet degradimi i mëtejmë i sektorit të arsimit në Prizren dhe të sigurohet dinjiteti për punonjësit e arsimit dhe cilësia për nxënësit”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë: Kontrollohen dy shtëpi, sekuestrohet arma

Në fshatin Nishor të Suharekës janë kontrolluar dy shtëpi të dy të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 16 fishekë me gaz...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit