14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Edhe në Malishevë filloi regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta

Duke filluar nga sot, në Komunën e Malishevës, ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta dhe regjistrimi do të zgjasë tri ditë.

Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, e cila sot është drejtuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ndërsa drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre javore.

Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka bërë të ditur nga sot ka filluar regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta, për vitin shkollor 2018/2019, ndërsa drejtoria është e përgatitur për këtë proces të regjistrimit. Drejtori Thaçi, gjithashtu ka bërë të ditur se janë bërë përgatitjet edhe për përfundimin e vitit shkollor 2017/2018.

Përndryshe në mbledhjen e sotme, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për aktivitetet e tyre për javën e kaluar dhe për javën në vijim. Në këtë mbledhje u raportua edhe për vazhdimin e realizimit të projekteve nga lista e projekteve kapitale, si dhe për projektet të cilat pritet të fillojnë në ditët në vazhdim.

Më Shumë

Haradinaj në Prizren: Koalicioni i prirë nga Aleanca është shndërruar në forcë serioze politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i prirë nga AAK, është shndërruar në forcë serioze politike. Haradinaj...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Lajmet e Fundit