7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Ekspozitë për mbrojtjen dhe pasqyrimin e pasurive natyrore të Kukësit dhe Prizrenit

Mbrojtja dhe pasqyrimi i pasurive natyrore dhe kulturore të rajonit të Kukësit dhe Prizrenit ishte në fokus të një konkursi fotografik të organizuar në kuadër të projektit ndërkufitar “Te jetosh në kufi” të mbështetur nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë.

Fotoja fituese e edicionit II “Mbro dhe Promovo”, organizuar nga Argjiro dhe Development Hub është zgjedhur “Guri i mengjesit – Shishtavec” e Klod Brahës nga Kukësi.

Ekspozita e hapur këto ditë në Kukës, mban titullin “Mbro dhe Promovo” dhe ka pamje nga peizazhet e bukura të rajonit të Kukësit dhe Prizrenit. Ajo do të qëndrojë e hapur deri në muajin gusht dhe me pas do të rrugëtojë në Prizren dhe në Tiranë.

9 fotot më të mira të konkursit bashkë me foton fituese do të jenë pjesë e kësaj ekspozite lëvizëse. Projekti ndërkufitar me temë “Të jetosh në kufi” përzgjodhi si finalistë fitues Rovena Vata, Irda Bajraktari, Suada Muraku, Arjola Domi, Olsi Belishta, Nardi Prifti, Klod Braha, Artur Kurtallari, Ilirjana Ademaj.

Fotot u përzgjodhën nga juria ndërkombëtare me anëtarët Virginie Caquot (fotografe, Francë), Romain Bijeard (Patrimoine sans Frontieres, Francë), Andi Tepelena (ArtKontakt, Shqipëri), Ilda Mara (Argjiro, Shqipëri), Irsida Bejo (arkitekte, SHBA), Jonathan Eaton (Cultural Heritage Without Borders, SHBA), Mesut Tufan (historian, gazetar, Francë/Turqi) dhe Denion Ndrenika (gazetar “Illyria”, Shqipëri/SHBA).

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Karamanoglu Mehmetbey nga Turqia

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamano?lu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Siç bëhet e ditur sipas njoftimit, marrëveshja është...

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Lajmet e Fundit