8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Ëndrra e një nate vere”, në skenën e Festivalit të Shekspirit

Endrra e nje nate vere - ne Festivalin e ShekspiritNë Festivalin e Shekspirit në Manastir, Maqedoni, ku marrin pjesë 8 teatro nga e gjithë bota si ai rus, meksikan, turk, etj, mbrëmë në skenë u prezantua Teatri Kombëtar. Artistët e teatrit Kombëtar erdhën në skenë me shfaqjen “Ëndrra e një nate vere” nga Shekspir, e cila është me regjinë e amerikanit John Blondell. Regjisori amerikan për këtë pjesë ia ka besuar aktorëve si Ervin Bejlerin, Klea Konomi, Erjona Kakeli, Neritan Liçaj, Indrit Çobanin, Elia Zaharia, etj.

Edhe pse “Bitola International Shakespeare Festival” nuk është një festival me çmime, trupat që ngjiten në skenën e tij janë ndër trupat më të njohura. Vetë regjisori Blondell është shprehur se Festivali i Shekspirit në Manastir, është frymëzuar nga Festivali i Londrës “Globe to Globe”, i cili ndjek shembullin e festivaleve të njëjta në “Gdansk Poloni” dhe “Craiova” Rumani, transmeton Sotnews.

Pjesa e famshme e Shekspirit trajton temën universale të dashurisë dhe pështjellimet e saj si epshin, zhgënjimet, çoroditjen dhe martesën, u prezantua para publikut në një koncept ndryshe nga tradicionalja. E shkruar ndoshta në vitin 1595 ose 1596, “Ëndrra e një nate vere” është një nga komeditë e hershme të Shekspirit, por mund të dallohet nga veprat e tjera të këtij grupi duke e përshkruar si pjesë shoqëruese për ceremoni dasmash. Përmbajtja e veprës përqendrohet në tre ngjarje: përpjekjet dhe përvojat e dy çifteve të dashuruar në një pyll të magjepsur, bota e Mbretit dhe Mbretëreshës së zanave si dhe një grupi zejtarësh të rëndomtë që përpiqen të vënë në skenë një pjesë të quajtur “Pirami dhe Tisba” për nder të dasmës së Dukës së Athinës. Hermia është e dashuruar me Lizandrin, por ati i saj kërkon ta martojë me Demetrin. Për t’i shpëtuar kësaj martese të kurdisur, ajo dhe Lizandri arratisen në pyll. Demetri i ndjek dhe Helena, që ushqen një pasion të pashpërblyer për të, e ndjek dhe ajo pas. Një katërshe dashurie zhvillohet midis të rinjve kur Paku qerrata luan rolin e Kupidit. Ndërkohë, një grup aktorësh amatorë bëjnë prova të një teatri të dështuar dhe shpejt jetët e tyre ndryshojnë nga veprat e Oberonit dhe Titanias, mbreti luftëtar dhe mbretëresha e zanave. Magjia, aksioni, dashuria dhe humori janë mjetet e kësaj formule magjike.

Kjo shfaqej erdhi premierë në tetarin Kombëtar në maj të vitit 2013.

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Kirurgu i Spitalit të Prizrenit, Zgjim Berisha aderon në Vetëvendosje

Kirurgu i Spitalit Regjional të Prizrenit, Dr. Zgjim Berisha ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren. “Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren çdo ditë e...

Lajmet e Fundit