16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Enveri kërcënon Nexhin me shkurorëzim!

EnverHoxha7-25Nëse nuk shkon në parukeri, do të tradhtoj Nexhmije- e kërcënoi Enveri për të satën herë vejushën e tij.

-Po ta bëj këtë, mund t’ i hap telashe vehtes, e më turren bukuroshët e bllokut mbrapa- replikoi Nexhi
-Aman, moj Nexhi, se ti edhe e pispillosur apo e rregulluar, e shëmtuar si shimpaze mbetesh- mërmëriti Enveri, në kabinën telefonike të botës së përtejme.

-He, si do e lemë? Të shkoj në parukeri, apo jo?- u çorr Nexhi e xhindosur, e cila mesa duket diçka kapi prej fjalëve të Enverit.
Ky i fundit, po krihte flokët, ose më mirë, një femër tjetër, të cilën Nexhi nuk e shihte dot, po i lëpinte balluket me krëhërin e saj, të gjërë sa një cfurk kashte.

-Po nuk shkove, nuk ta garantoj besnikërinë martesore që kemi. Vërtetë kam 29 vite që sfle me ty, ama, besën ta kam ruajtur- u përgjigj Enveri duke i lëpirë gishtat bukuroshes së tij.

“Këto të mira ka jeta në botën tjetër, sepse mbitokësorët, të dëgjojnë vetëm zërin, por fytyrën dhe veprimet tona këtu nuk i dallojnë dot”- këto fjalë Enveri hollivudian, ia shqiptoi pa zë ngjalës së tij, e cila me sa duket ishte Lenka Ciko.

Nexhi hapi me duar të dridhura listën e numrave familjarë, kërkoi numrin e telefonit të sallonit të bukurisë së saj të preferuar dhe mbylli menjëherë një takim.

-Mos do shkosh të ditëlindja e Ilirit?- e pyeti në konfidencë parukierja e saj besnike.
-Jo, jo, por kemi 29 vjetorin e vdekjes së shokut Enver- i kujtoi Nexhi asaj duke rënkuar.

-Po vij të marr menjëherë në shtëpi- i tha parukierja Nexhit dhe e mbylli bisedën pa e përshëndetur atë.
Brënda gysmë ore Nexhi u ndodh e ulur në karrigen prej lëkure ngjyrëmjalti të parukerisë së saj të dashur, e instaluar në ndërtesën e gazetës DITA.

Kur Nexhi i tha asaj: nuk e kuptoj Enverin tim, përse s’më josh më, sepse unë kohët e fundit jam gjallëruar?-, parukierja vuri buzën në gaz të tillë saqë Nexhi e pickoi në ijë.

-Ç’pate moj loçkë?
Fytyrëzbukuruesja bëri sikur nuk e dëgjoi britmën e Nexhit për shkak të tharëses së flokëve që pipëtinte e shfrynte e tërbuar flokët e Nexhit të holluar nga vetmia komuniste.
– Të shtiret në ëndrra më duket jot shoq?
-Jo vetëm më shtiret, por edhe më kërcënon- rënkoi Nexhi.

-Sali, edhe ti këtu?
Saliu, edhe pse pati ardhur përpara Nexhit në berberinë, ngjitur, pranë parukerisë ajo nuk e pa kur hyri.
-Po, po, edhe unë këtu. Berberi më të mirë se kjo, nuk e gjen në Tiranë- i tha ai duke veshur pardesynë verore.
– Të kam bërë king. Farforitet e gjata shkojnë përkryer me hundën e gjatë- i tha berberi Salës.

-Mirupafshim Nexhi.
-Mirupafshim Salë. E more ftesën e përkujtimit të shokut
Enver?

-Po, e mora…
-Sale, prit, prit de. Pi ca gllëjka qumësht. Pas pak do flasësh para popullit në parlament. Ky qumështi ka vetinë që ta trash zërin, ta egërson dhe kjo i duhet teatrit tonë politik!- i shpjegoi atij kryeredaktori i gazetës Dita.
Sala, qeshi trashë, piu qumështin në heshtje, pa guxuar ta shihte Nexhin në sy, dhe baktisi ndërtesën.

Ndërsa parukierja po i hiqte vetullat Nexhit, Iliri zbriti shkallët e katit të dytë, i shoqëruar prej Monikës.

Nexhi, me ta parë, e përuroi për dietën e sukseshme.
-Qënke bërë elegant, o shejtan. Të paska rënë barku! Sikur të ishe pak më i gjatë, do ishe, im shoq i dytë në kohët e tij më të mira.
Monika i dëgjoi qartë fjalët e Nexhit.

-Këtë herë po flirton me tim shoq, shimpazeja më e shëmtuar e xhuglës. Herën e kaluar flirtove me Lulin, fytyrëbugaxhen.
Mbasi monika u gelltit dy here me ironi tha: Të kërcënoi Enveri se do të shkurorëzojë, shtrigë?

Nexhit iu ndezën llampat diktatoriale si asnjë herë tjetër.
-Si guxon kështu ti moj armike e popullit të më flasësh në këtë mënyrë? Kush ishte ai spiun i Partisë që të tregoi ty kërcënimet e tim shoqi ndaj meje, Nexhit bukuroshe?

-Ilir, Ilir! I ke bërë ftesë ti, kësaj fshesës pa flokë me bisht të kuq?
Iliri neglizhoi me sa u mund, acarimin e Monikës,
Patjetër që ia kam bërë ftesën. -E ka nga pleqëria, e mjera, mos i vër re. Ka pasur alamet burri, mos e harro këtë?
-Foton e Enverit, bukuroshit- fjalën bukurosh, Monika e shqiptoi butë, shumë butë, -vare në mur katër me katër, ama këtë shtrigë nuk e dua kurrë në ditëlindjen time.

Kur Monika, pa Ilirin të zgërdheshet, ajo, vendosi të hakmerrej ndaj Nexhit që mori zemër prej fjalëve të IIirit dhe ia krehu fytyrën asaj egër.
Monika, shtypi stacionin televiziv 1944. Në ekranin e televizorit të parukerisë, u shfaq Enveri, në një pyll të ndriçuar duke puthur e bërë dashuri me një plakë bjonde.

-Auuuuuuuu, Enver, maskara! Hiqi buzët prej gojës së saj tradhtare. Ngrihu prej atij trupi të infektuar, vagabond! Ah, ha, ahh, sa mirë që paskam bërë që u treta kaq vite, qysh kur vdiqe, në krevat me Aqifin?
-Phu, plakë e keqe! Ta nxorra sekretin! Budallaqe! Ky film është i montuar- u tall Monika dhe u largua drejt daljes.

-Mama, mama, mos bëj zhurmë të lutem, se po përqëndrohem për shkrimin përkujtimor të babait, që do botohet në BALLINëN e gazetës Dita, pasnesër, u ankua i biri i saj, Iliri, nga zyra katit të dytë të redaksisë Dita.
Atë çast, u shfaqën dy gazetarë të gazetës Tema, dhe përforëcuan ankesën e Ilirit, me fjalët: përmbahu zonja Hoxha, përmbahu! Gratë ndonjëherë bëhen të këqija nga e mira që i ka mbuluar – tha ai, me kokën e drejtuar nga Monika e cila sapo mbylli derën luksoze të parukerisë.

Në sallën e parukerisë mbizotëroi heshtja. Atë e prishte herë pas here surbimi i kafesë në buzët e djegura të Nexhit. Ajo shihte vazhdimisht fytyrën e saj të pispillosur, flokët e krehur e lyer ngjyrë vishnje dhe shpresonte që Enveri t’i shfaqej sonte përsëri në ëndërr dhe pëshpëriste asaj si pëllumb në vesh: tani, po, tani je bërë një thëllëzë, Nexhushka ime”
-E ke qarë rrëfimin për babanë. Mos i hiq as edhe një presje- i tha i entuziazmuar redaktori Ilirit.
Ky i fundit e falenderoi ngrotësisht për këtë respekt të paparë në Ballkanin stalinist, që ai po tregonte për djalin e ish diktatorit duke e botuar në faqen e parë, dhe dhënë hapësirë të gënjejë pa kufi .
Iliri, nuk harroi t’i jepte gazetarit fotot e babait me kapele hollivudiane, fytyrë të buzëqeshur si engjëll, për t’ i skanuar e botuar ato në gazetë. Në vazhdim i zgjati dorën drejt mamasë. Nexhi e ndoqi Ilirin me gjysmë gëzimi.

“Do më pëlqejë Enveri tashmë? Nëse jo, vazhdoj punën unë, me Aqifin tim sekret, dhe flirtin me Ilirin, sa për inat të Monikës- llomotiti ajo…

Rezart Palluq,Amsterdam/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trepça bindëse ndaj Bashkimit

Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17). Mitrovicasit janë duke vazhduar...

Abdixhiku nga Prizreni kërkon rindërtimin e besimit të LDK-së

Është shënuar 34 vjetori i themelimit të LDK-së në Prizren. Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen LDK-së. “Ditën...

Lajmet e Fundit