21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

“Evropa Kreative” do të integrojë Kosovën në rrjetet e komunikimit dhe kulturës

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sot është hapur Zyra për Programin “Evropa Kreative – Kosovë”.

Ministri i Kulturës, Riniusë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se hapja e Zyrës për Programin “Evropa Kreative” është e rëndësishme për faktin që Kosova do të përfitojë tashmë nga Programi i Bashkimit Evropian “Evropa Kreative”, sektorët e saj kulturorë dhe krijues do të forcohen, ndërsa audiencat në Kosovë dhe përtej do të përfitojnë nga shtimi i diversitetit kulturor.

“Evropa Kreative” do t’u mundësojë mijëra artistëve dhe profesionistëve të kulturës, si dhe mijëra organizatave krijuese dhe botuesve, të punojnë së bashku dhe t’i bëjnë veprat e tyre krijuese të disponueshme për miliona qytetarë, me ç’rast organizatat kosovare do të kenë mundësi të aplikojnë për grante për projekte shumëvjeçare bashkëpunimi, për përkthime librash, për krijimin e platformave kulturore shumëkombëshe”, tha ministri Gashi.

Ai shtoi se pjesëmarrja në programin “Evropa Kreative” do të kontribuojë njëkohësisht në forcimin e kapaciteteve në sektorin kulturor dhe krijues duke promovuar lëvizjen e veprave dhe platformave kulturore dhe duke përmirësuar qasjen në veprat kulturore dhe krijuese evropiane si dhe në forcimin e inovacionit dhe krijimtarisë në fushën e kulturës.

Po ashtu ministri tha se kjo marrëveshje e arritur me Komisionin Evropian synon integrimin e Kosovës në rrjetet evropiane të komunikimit dhe të kulturës, duke e bërë Kosovën pjesë të hartës kulturore evropiane, përmes asaj që quhet diplomaci dhe integrim kulturor.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, ratifikimit dhe hyrjes në fuqi, ne si Ministri kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për krijimin e strukturave përkatëse, themelimin dhe funksionalizimin e Zyrës për Programin “Evropa Kreative”, në kuadër të kësaj, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet në vazhdimësi e përkushtuar që të krijojë dhe të zhvillojë politika, ambient dhe mekanizma të përshtatshëm për promovimin e aktiviteteve kulturore” tha ministri Gashi.

Ndërkaq, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha tha se ky program do iu mundësojë artistëve kosovarë t’i promovojnë veprimtaritë e tyre artistike në gjithë botën. “Ministria që un drejtoj ka mandat për krijimin e donacioneve në vend dhe përfituesit të donacioneve të jenë të gjithë sektorët në Kosovë”, tha Hoxha.

Më Shumë

Lajmet e Fundit