7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Faik Konica thoshte: Muzika është një fe

Faik Konica në Uashington me fonografin e tij të famshëm të markës Master’s Voice. Konica, i cili erdhi nga Bostoni në korrik 1925 për t’u bërë përfaqësuesi diplomatik (ministër) i Presidentit Ahmet Zogu në Uashington, solli me vete edhe këtë gramafon të çuditshëm.

Dashuria e tij për muzikën ishte e njohur. “Për ata që e kuptojnë dhe e duan me thellësi, muzika nuk është një qejf, është një fe”, pat shkruar Konica.

Në apartamentin e tij, që shërbente edhe si legatë e Republikës Shqiptare në Hotelin Mayflower, ai mbante një koleksion të zgjedhur pllakash gramafoni, ku shquanin Moxarti, Bethoveni, Bahu dhe Vagneri, kompozitorët e tij të zemrës.

Kur ishte i ri, linte kokën pas Vagnerit, por pak nga pak i ishte kthyer Moxartit, muzika e të cilit, siç thoshte, “ka një hollësi të veçantë, një njomësi qellore, një hirë femënore të pashoqe, që e qasin më tepër afër zemrës së njeriut”.

Kjo foto e rrallë, të cilën e kërkoja prej kohësh dhe më në fund e gjeta në Ebay, është e 13 prillit 1939, gjashtë ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Prapa fotografisë mes të tjerash është shkruar: Faik Konica, njëri nga dekanët e trupit diplomatik të Uashingtonit, e dënoi pa mëdyshje aneksimin e vendit të tij nga Italia. Konica e pjek dhe e zien vetë kafen, koleksionon libra dhe luan disqe në fonografin e tij antik me konin një metër të gjatë, shkruan gazetari Ilir Ikonomi.

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Lajmet e Fundit