16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Fatmire Shehu – Sallah, artistja e lëkurës që po e vazhdon traditën në Prizren

Mësuesja e përkushtuar ndaj profesionit, Fatmire Shehu – Sallah, ka trashëguar shumëçka nga i ati i saj, artisti i madh Tasim Shehu. “Prizreni është frymëzimi im i jetës dhe pa dyshim se këtu e gërshetoi dashurinë time artistike për punimet në lëkurë, por e jam tërësisht e përqendruar në detyrën e mësueses”, shprehet ajo. “Traditën e ndërthurur me modernen, mbi bazamentin e lashtësisë dhe folklorit, kështu për të krijuar vepra artistike nga ato më unikate në botë e kam si frymëzim familjar, shkruan gazeta Kosova Sot.

Puna e saj e gjitha është me material lëkure, material ky, sipas saj, mjaft i vështirë për punë. Fatmire Shehu-Sallah tregon se babai i saj tashmë i ndjerë, piktori Tahsin Shehu ishte model i familjes dhe aty u kalitën. Gjithë punën e saj, ajo është munduar ta mbledhë bashkë në 30 ekspozita të ndryshme dhe për këtë është shpërblyer në vitin 2004, me vendin e dytë në prezentimin e punimeve më të suksesshme të lëkurës nga MTI. Në vitin 2005 ka marrë çmimin e parë nga MTI-ja si artiste e punimeve më suksesshme të lëkurës në panairin: “Gratë në biznes” në Prishtinë.

Fatmirja tregon se me punimet artistike të krijuara nga lëkura merret që nga viti 1990. Këtë punë ajo e bën me shumë pasion dhe dashuri, duke i kushtuar vëmendjen e mjaftueshme të kohës së saj të lirë.

“Unë dua të falënderoj familjen time, sepse edhe burri im më ndihmon shumë. Kurse tash më është bërë pjesë e punës sime edhe djali im Arshi. Këtë punë e kam trashëgim nga babai im, i cili ka qenë piktor. Krahas profesionit tim të mësuesisë kjo më ka kaluar tashmë si në një profesion të dytë”, shton më tej Fatmirja. Gjatë takimit tonë edhe Arshi mundohet të flasë për punimet e saj artistike të punuara mjeshtërisht me dorë nga materiali i lëkurës, që janë gjëra shumë praktike dhe funksionale. Gjërat që ajo punon më së shumti janë: Hyjnesha në fron, Vrapuesja e Prizrenit, Helmeta Ilire, Plisi, kryesisht gjëra të lashta të historisë, mirëpo të rikthyera mjaft bukur në epokën moderne përmes materialit të lëkurës.

“Jam e vetmja artiste që punoj këtë në lëkurë origjinale”, thekson ajo.

“Lëkura është material pak i shtrenjtë, të cilin e marr nga Shkupi e Turqia, mirëpo interesimi është shumë i madh, pasi që njerëzve u pëlqejnë shumë punimet nga lëkura, janë të veçanta dhe shumë artistike, gjithashtu janë shumë funksionale në përdorim”, thotë Fatmire ShehuSallah për “Kosova Sot”. “Arsyeja që më shtyn ta dua këtë punë është se e kam trashëgim, mirëpo edhe është punë që kërkon shumë përkushtim dhe precizitet.

Këtë zeje e dua sepse edhe më ndihmon në familjen time materialisht, por ajo që mbi të gjitha është e vlefshme dhe nuk ka çmim është fakti se këtë tashmë e dua si zeje”, thotë Fatmirja për gazetën. “Nga kjo punë e imja e punimit të lëkurës mund të jetohet. Por, unë meqë jam mësues pak a shumë ndaj tani në dysh. E dua këtë gjë, sepse e kam pasion të veçantë familjar dhe kjo më jep për të kuptojë se është vetë jeta ime”, thotë Fatmirja. Ajo thekson se jeta e saj është e mbushur me dashuri për nxënësit, punën me lëkurën dhe sigurisht me djalin e saj, por i duhet të angazhohet shumë.

“Këto punimet e mia tash i ka kërkuar një piktor dhe i ka ekspozuar në dyqanin e tij për shitje, besoj se aty do të kenë shitje, por unë çmimet i kam shumë ekonomike”, shprehet më tej mësuesja. Prizreni krenohet me këtë artiste. Piktori Ibrahim Skenderi mendon se Fatmirja është emri më emblematik i këtij qyteti të bukur./kosova sot/

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Totaj pret U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të ASK’së, diskutojnë për procesin e regjistrimit të popullsisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati. Siç bëhet e...

Lajmet e Fundit