8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Filloi studimi i gurëve në Teqen e tarikatit Sinani në Prizren

Në kuadër të zbatimit të politikave programore të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ka filluar së zbatuari projektin “ Studimi i Gurëve mbivarror në Teqenë së tarikatit Sinani në Prizren”.

Drejtori i QRTK-së në Prizren Samir Hoxha tha se ky projekt i rëndësisë së veçantë, por edhe i pari i kësaj natyre, ka për qëllim pastrimin i gurëve mbivarror të cilët deri më tani kanë qenë në gjendje mjaft të rëndë fizike.

“Gjithashtu gjatë këtij procesi të punës do të bëhet edhe dokumentimi i gurëve mbivarror, dokumentimi grafik dhe vizual si dhe leximi dhe deshifrimi i shkrimeve në gjuhën e vjetër Osmane në gurët e varrezave të Teqesë së tarikatit Sinani në Prizren”, tha Hoxha.

Sipas tij, qëllimi kryesor i këtij projekti është studimi i mbishkrimeve për të siguruar të dhëna më të sakta rreth themelimit të tarikatit Sinani në Prizren dhe studimi i aspektit artistik i kaligrafisë së përdorur në gdhendjen e shkrimeve në gurët mbivarror.

“Teqeja e tarikatit Sinani në Prizren, sipas të dhënave është themeluar nga sheh Ali Efendi Rexhep Koro rreth vitit 1768. Kompleksi shtrihet në një sipërfaqe rreth 23 ari, ku në pjesën lindore gjendet Tyrbja dhe varrezat e vjetra me mbishkrime në gjuhën osmane të skalitura në gurë mermer të formave të ndryshme. Mbishkrimet janë punuar me një mjeshtëri të lartë artistike, në stilin talik dhe sulus”.

“Burimet e vetme rreth ardhjes së besimtarëve të këtij tarikati dhe themelimit të kësaj Teqeje janë ato gojore që janë bartur brez pas brezi nga trashëgimtarët e kësaj familje”.

“Vlera historike të Kompleksit të teqesë Sinani paraqet dëshminë materiale të krijimit dhe zhvillimit kronologjik të tarikatit Sinani në hapësirën e qytetit të Prizrenit. Prezenca e varrezave të udhëheqësveshpirtëror të teqesë, bashkë me historinë e treguar rreth jetës dhe veprës së tyre paraqesin një fakt të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të tarikateve gjatë periudhës osmane në Kosovë”.

“Deshifrimi i këtyre mbishkrimeve dhe studimi i stilit të shkrimit të vjetër, dokumentimi dhe prezantimi i rezultateve në një botim shkencor në të ardhmen, ka rëndësi të madhe në njohjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të kësaj lëmie”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Përkujtohet dëshmori Ismajl Kryeziu

Të enjten është përkujtuar në 25 vjetorin e rënies heroike, dëshmori Ismajl Kryeziu. Në 25 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit Ismajl Kryeziu, është përkujtuar...

Lajmet e Fundit