21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Filmat dhe rilindja afrikano-amerikane

ForestWhitaker-aktorNga filmi biografik i regjizorit Lee Daniel ‘The Butler’, rreth një shërbëtori afrikano-amerikan i cili i shërbeu tetë presidentëve të Shteteve të Bashkuara, tek drama historike e Steve McQueen ’12 Years a Slave’, rreth rrëmbimit të Solomon Northrup-it nga liria në skllavëri, filmat me tema afrikano-amerikane po mbizotërojnë sallat e kinemave, dhe po fitojnë lëvdatat e kritikëve. Cila është arsyeja e rritjes së interesit në këto lloj filmash? Të ndjekim naterialin.

Nga vitet ’50 deri në fund të viteve ’80, Cecil Gaines shërbeu si katalizator për ndryshimet sociale duke ndikuar në heshtje tek presidentët të cilëve ai u shërbeu. Roli i Cecilit, i bazuar në shërbëtorin e vërtetë Eugene Allen, nuk ishte një aktivist. Ai ishte një shërbëtor i denjë i cili kërkonte respekt, transmeton VOA.

Forest Whitaker, protagonisti i filmit ‘The Butler’, është përmendur si kandidat për çmim Oscar, ashtu siç është përmendur edhe aktorja mbështetëse Oprah Winfrey dhe regjizori Lee Daniels. Filmi ishte shumi i ndjekur në kinema, gjë që tregon se publikut i pëlqejnë historitë rreth jetës së afrikano-amerikanëve.

Si kandidat për çmim Oscar, është folur edhe për portretizimin e paepur të skllavërisë amerikane të regjizorit Steve McQueen. Filmi i tij, ’12 Years a Slave’, është bazuar në historinë e vërtetë të Solomon Northup rreth rrëmbimit të tij në skllavëri dhe jetës në një plantacion të jugut të Amerikës nën tutelën e një pronari të paskrupullt.

“Të shkosh në plantacionet e jugut dhe të shohësh vendet ku ndodhën disa nga ato gjëra nën rrezet djegëse diellore, dhuna që ai shihte, të krijon një ide se si ka qenë e jeta e tij.”

Chiwetel Ejiofor luan rolin e Northup-it dhe konsiderohet një nga kandidatët kryesorë për Oscar.

Filmi Mandela: Long Walk to Freedom, rreth jetës së udhëheqësit afrikano-jugor Nelson Mandela, është një film tjetër që mund të jetë shumë i suksesshëm në kinema për shkak të famës së zotit Mandela dhe faktit që ai vdiq pak kohë më parë. Filmi tregon jetën gjatë aparteidit në Afrikën e Jugut, një tjetër lloj shtypjeje që burgosi udhëheqësin zezak për 27 vjet.

Duke mos marrë parasysh lëvdatat e kritikëve, historiani i filmave nga Universiteti “George Mason” Dexter Gabriel thotë se e ardhmja e filmave rreth përvojës së zezakëve bazohet tek suksesi në kinema.

“Hollivudi dëshiron të bëjë para, dhe ka paragjykime se kush do të shohë filmat dhe cilët filma do të zgjedhin të shohin. Kështu që nuk është entuziast të prodhojë filma që nuk do të sjellin shumë përfitime.”

Filmat si ‘Black Nativity’, bazuar në muzikalin e Broadway-t, tregojnë se filmat afrikano-amerikanë mund të jenë të suksesshëm edhe pa qenë drama historike.

Filmi rreth pajtimit familjar gjatë Krishtlindjeve përfshin aktorë të shquar si Forest Whitaker, Angela Basset, dhe Jennifer Hudson.

Nëse filmat mund të tërheqin publikun, atëherë Hollivudi ka të ngjarë t’i përmbushë kërkesat.

Më Shumë

Totaj priti në takim përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot përfaqësuesit e Shoqërisë Kulturo-Artistike “Dogru yol”, të këtij qyteti. Kjo shoqëri mban gjallë që 73 vjet...

Gjendet në humnerë personi që u raportua si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur burri nga Ferizaj, i cili ishte raportuar si i zhdukur dje. Policia ka bërë me dije se...

Lajmet e Fundit