14.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Filmat fitues të DokuFest-it shfaqen në Tiranë

20141123145453108600Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe marrëveshjes ndërkulturore të dy qeverive.

Me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë DokuFest në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë do të shfaqin një program të filmave fitues të disa kategorive të edicionit të kaluar të festivalit në Tiranë.

Zyrtarja për marrëdhënie me publikun e “Dokufest”, Nita Deda ka bërë të ditur se programi do të shfaqet në datën 27 dhe 28 nëntor 2014 në sallën e UNESCO në Tiranë ndërsa filmat që do të shfaqen janë: “Përqafimi” nga Lulzim Guhelli , fituesi i çmimit të publikut; “Domino effect” nga Elwira Niewiera dhe Piotr Roso?owski – Fituesi i çmimit të dokumentarit ndërkombëtar; “Heshtje” nga Bekim Guri – Fitues i garës kombëtare dhe “Evaporating Borders” nga Iva Radivojevic – fitues i garës së dokumentarit nga Ballkani.

Ky aktivitet është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Shqipëri-Kosovë dhe marrëveshjes ndërkulturore të dy qeverive. Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Ministria e Kulturës së Shqipërisë sivjet mbështeti disa aktivitete të festivali DokuFest.

Përveç mbështetjes së festivalit, DokuFest dhe Ministria e Kulturës së Shqipërisë po bashkëpunojnë përgjatë vitit në organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore.

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit