9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Franz Bopp: Gjuha shqipe është e më e vjetra e gjuhëve indoeuropiane

Gjuha shqipe provohet mes tre rrugëve shkencore të jetë gjuha më e vjetër e mbijetuar. Rruga e parë është ‘shkenca indogjermane’ ose shkenca e gjuhësis së krahasuar ku me studimin e atit të kësaj shkence, Franz Bopp, shqipja provohet më e vjetër se sanskritishtja me anë të analizave fonetike gjuhësore të Boppit. Rruga e dytë janë mbetjet origjinale të gjuhës paragreke, Çabej – Camarda, që janë ruajtur deri në ditët tona. Këto mbetje si ‘mnin, ais, gjunon, vrahe etj, gjenden në doreshkrimet e greqishtes së vjetër edhe provojnë gjuhën shqipe si gjuhën e paragrekëve. Rruga e tretë për nga radha shkencore janë mbishkrimet paragreke e paralatine me të cilat të suksesshëm kanë qënë Thomopulo edhe De Angeli. Të treja këto rrugë janë injoruar nga shkenca e albanologjisë këto 70 vitet e fundit kur vendi ynë u izolua edhe nuk po del dot akoma nga errësira e viteve të shkuara por po e vazhdon akademizmin me mëndësit e errësirës.

Hylli i Dritës, që botohej nga bibloteka franceskane nën përkujdesjen e At Gjergj Fishtës, në vitin 1922, e ka kuptuar shumë mirë se shkenca e krahasimit është baza e diturive të vërteta por kjo shkencë e zbehte rolin greko-romak edhe e nxirrte shqipen si gjuhën më të vjetër ndaj edhe si rrjedhoj filluan sulmet e Miklosicheve serb që shtrëmbëruan shkencën duke marrë në shqyrtim shkencorë huazimet e shqipes nga gjuhët e fqinjëve edhe jo fjalët e saja. Kjo ndyrësi u përdorë e po përdoret akoma në shkencën tonë duke i anashkaluar të treja rrugët që përmenda mësipër të cilat tregojnë jo vetëm gjuhën me të vjetër por edhe pellgun pellazgjik si vendin ku është folur mëma e gjuhëve. Ky pellge kishte për kryeqendër Dodonën në trojet tona etnike.

Shkruan At Gjergj Fishta

Ditunija shqype edhe themeluest e sajë, Hylli Dritës 1922

Ditunija e popujve, mas sa e sa studimeve të fella të kryeme permi secillën gjuhë indogjermane ashtu edhe mes krahasimeve të njanës gjuhë me tjetrën e të gjithave me sanskritishten, si edhe duke mbështetur edhe mbi konkluzionet në arkeologjin e popujve prehistorik indogjerman, u bë e mundur me ja diktue shojet popujve indogjerman, qi qysh me Herodotin e deri në shek XVIII ishin te shtjelluara në kaosin e përrallave edhe gojedhenave mitologjike edhe përmbanin një lëmsh çashtjesh historike me të cilat historia, deri vonë, kot u mundue me ja gjet fillet. Çashtja e lindjes edhe e dyndjeve të kombeve indogjermane qe gjithmonë me enigmatike në historin kritike. Qe vërtetë një labirinth i mitologjis ku kurrnji dijetarësh para Boppit e Schlimannit nuk guxoi me ju hulle për ta studjue. Boppi , ati i ditunis krahasuese, ishte i pari që i mori në një analizë krahasuese këto gjuhë edhe pasi i krahasoj me sanskritishten edhe diktoj afrimitetin e këtyre gjuhëve me shoshoqen edhe caktoj principin se gjuhët që etimologjikisht do të përkojshin me sanskritishten e hershme do ishin të dala nga një pellgë prehistorik nga ku u shkëputën edhe enden e u zhvilluan moteve te shkëputura prej shoshoqes. Boppi me kete parim vuri themelet e çështjeve të gjuhëve simotra ndërsa për zhvillimin e seciles gjuhë punuan Mullet, Meyer, Curtius, Brungmann, Hirt, Schrader etj. Rezultatet e lumnueshme të ketyne autoriteteve i garantuan kësaj shkence në etimologji një vend të veçante mes diturive të tjera me emën ‘ Ditunia indogjermane’. Nga kjo dituni rrjeth se popujt gjermnan, sllav, kelt me popujt latin, grek, ylliro-shqyptare janë vëllezër prehistorik me popujt indian, persjan, throako-phrygo-armenëe, të cilët prej 3000-4000 vjetë para Krishtit u ndanë prej nje votre tuj u shkepë kush kahë Asia, kush kah Europa.

Më Shumë

AAK merr iniciativë për shkarkimin e Qeverisë Kurti, përgatit mocion mosbesimi dhe Rezolutë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me rastin e 3 vjetori të Qeverisë Kurti, ka prezantuar një mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë se Kosovës. shkruan...

Krasniqi në 25 vjetorin e masakrave në Rahovec: Sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar masakrat në fshatrat e Rahovecit, ku mbeten të vrarë 68 civilë në Fortesë, 75...

Lajmet e Fundit