22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Gashi: Përfituesit e parë nga projektet RYCO-së, dëshmi premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Ministri Gashi, përfituesit e parë nga projektet RYCO-së, dëshmi premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor

Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO) ka nënshkruar sot kontrata me katër organizata të shoqërisë civile nga Kosova, Play International, Era Group, Gaia dhe Better Life In Kosovo-BLINK. Këto organizata kanë marrë mbështetjen për organizimin e programeve të para të këmbimit të të rinjve. Në këtë aktivitet me interes për të rinjtë e Republikës së Kosovës mori pjesë edhe Ministri i Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se “nënshkrimi i kontratave me përfituesit e parë nga RYCO, është një dëshmi edhe më e madhe se kjo iniciativë është vërtetë premtuese për të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor”. Ai po ashtu tha se secili duhet të ndihet krenar për faktin se “pavarësisht sfidave me të cilat sekretariati i RYCO-s është përballur në vazhdimësi, askush nuk mund të mohoj faktin se zhvillimi dhe përmbyllja e Thirrjes së Parë për Grante, për një afat aq të shkurtë me resurse të limituara, është suksesi i parë i prekshëm, që nga korriku i vitit të kaluar kur edhe RYCO filloi zyrtarisht të operoj”.

Ministri Gashi përshëndeti të gjithë partnerët të cilët kanë mbështetur procesin e themelimit të RYCO-s, “me theks të veçantë në nivel të Kosovës: Ambasadën e Francës, Gjermanisë, Misionin e OSBE-së në Kosovë, GIZ”.

“Nga rezultatet e dala nga Thirrja e Parë e RYCO-s, të cilat u prezantuan paraprakisht, për mua si ministër i Kulturës, Rinisë dhe sportit dhe njëherësh anëtar i Bordit të RYCO-s, janë një mesazh i qartë se të rinjtë e Kosovës janë të gatshëm të kontribuojnë në krijimin e një rajoni të mirë për të gjithë ne. Fakti se Kosova është e dyta për nga numri i aplikacioneve të dërguara, është një sinjal që qeveria duhet të reflektoj mbi kontributin e saj financiar ndaj RYCO-s”, tha ndër të tjera ministri Gashi.

Ministri Kujtim Gashi në fund përgëzoi organizatat fituese nga Thirrja e Parë dhe jo vetëm organizatat lidere por edhe ato partnere, duke theksuar “suksesi juaj është edhe suksesi i jonë dhe sfidat e juaja mbeten edhe sfidat tona, andaj mund të llogarisni në mbështetjen e gjithë strukturave të RYCO-s në Kosovës në mënyrë që këto aktivitete të jenë sa më përmbajtjesore që është e mundur dhe sa më shumë të rinjtë të përfitojnë nga ato”.

Më Shumë

65 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë

65 aksidente trafiku janë raportuar në polici brenda 24 orëve. 18 nga to me të lënduar, ndërsa 47 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar...

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg. Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal...

Lajmet e Fundit