7.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Gjetjet arkeologjike në Kalanë e Prizrenit, mbesin pa hapësirë ekspozuese për vizitorë

Gjysma e dytë e muajit prill të këtij viti ishte periudha kur në Kalanë e Prizrenit gjatë gërmimeve arkeologjike arkeologët hasen në disa gjetje shumë të rëndësishme historike.

Asokohe, arkeologu Shafi Gashi për KultPlus pati thënë që gjetjet të cilat kanë arritur shifrën prej dy mijë sosh do të ekspozohen në një hapësirë brenda Kalasë së Prizrenit, në vendin ku edhe janë gjetur. Ideja ishte që të krijohej një hapësirë ekspozuese për vizitorët e interesuar të cilët janë të shumtë për ta parë nga afër Kalanë dhe në të njëjtën kohë të mund t’i shohin edhe artefaktet e gjetura në këtë Kala.

Mirëpo, kjo ide e krijimit të hapësirës ekspozuese të artefakteve ende nuk ka gjetur zbatim dhe as që do të gjejë, së paku jo për këtë vit.

“Natyrisht që do të vazhdojmë me punime, mirëpo nuk jemi shumë të sigurt se a do të arrijmë të krijojmë atë ambient ekspozues, që t’i ekspozojmë gjetjet në këtë lokalitet. Nuk besoj që do të përfundojmë këtë vit me krijimin e hapësirës ekspozuese, që të gjitha gjetjet t’i ekspozojmë atje” thotë për KultPlus arkeologu Shafi Gashi.

“Ka shumë vizitorë të interesuar për objektet që gjenden aty, pavarësisht që nuk kemi ndonjë lokalitet ekspozues, jemi ende në kushtet e punës mirëpo vizitorë ka plot” vazhdoi ai.

Pavarësisht mos realizimit të hapësirës ekspozuese të artefakteve të gjetura në Kalanë e Prizrenit, Gashi tha se gërmimet arkeologjike në Kala nuk kanë të ndalur.

“Ne ende jemi duke punuar në gjetjen e artefakteve të reja në Kalanë e Prizrenit, edhe me buxhetin që e kemi besoj që pjesa e dytë e projektit të cilin e kemi paraparë që në fillim gjithsesi të vazhdojë. Momentalisht ne jemi akoma me atë strukturë që është konceptuar më herët, jemi duke punuar, jemi në pjesët tjera të Kalasë. Jemi në Qytetin Jugor dhe qytetet e tjera, kryesisht në gërmime me karakter pastrimi dhe natyrisht punime të tjera” tha Gashi.

Ai tregoi se numri i gjetjeve është gjithnjë në rritje, mirëpo ai tha se nuk mund të përmend një shifër të saktë pasi që gjetjet dallojnë nga njëra-tjetra.

“Ne gjatë punës sonë atje çdo ditë kemi gjetje, normalisht që gjetjet dallojnë nga njëra- tjetra mirëpo e mira është se ka gjetje të reja. Edhe operatori që merret me këtë fushë është gjithnjë aktiv. Nuk mund të them një numër të saktë të gjetjeve të deritanishme. Municion të ndryshëm kemi mbi 300 predha, kemi pastaj llulla, enë poçarie, vegla pune…” përfundoi Shafi Gashi.

Gjatë gërmimeve në Kalanë e Prizrenit ka dalë një arsenal i tërë i bredhave të topave, përgjithësisht i municionit të topave. Minimumi i katër kalibrave, bëhet fjalë për mbi 80 predha të plumbave që janë gjetur të depozituara mbi një strukturë të Kalasë.

Këto predha i takojnë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për vetë faktin se aty është gjetur një monedhë e vitit 1867, do të thotë janë të të njëjtës kohë kur Lidhja e Prizrenit bënte përgatitje për të rezistuar shtypjen nga Perandoria Osmane. /KultPlus.com/

Më Shumë

Real Madrid e mposht Barcelonën, blindon kreun e La Liga-s

Real Madrid e ka mposhtur sërish Barcelonën, duke e blinduar kreun e La Liga-s. Skuadra madrilene triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, me anglezin që...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit