10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Gjimnazi Loyola në Prizren, letër prindërve të nxënësve

Menaxhmenti i “Loyola-Gymnasium” në Prizren, i është drejtuar me një letër prindërve të nxënësve dhe përkrahësve të shkollës.

Letra publikohet pa ndërhyrje

Të nderuar miq të Gjimnazit Loyola, të dashur prindër, të dashur përkrahës!

Ju jemi përzemërsisht falënderues për letrat, thirrjet, pyetjet dhe kritikat tuaja në ditët dhe javët e fundit. Përmes kësaj na keni bërë me dije që ju nuk jeni të mirinformuar sa i përket ndërrimit në udhëheqësin e Gjimnazit Loyola, dhe prandaj ndiheni të pasigurt.

Për ne, kjo është tanimë e njohur dhe për këtë ne kërkojmë ndjesë sinqerisht. Ne do të bëjmë çmos, që në të ardhmen të qëndrojmë në kontakt me ju dhe të shkëmbejmë informacione më mirë sesa në të kaluarën. Për këtë ne mbështetemi në reagimet tuaja dhe në kritikat konstruktive. Qëllimi ynë është t’ju japim nivelin më të lartë të transparencës në lidhje me vendimet e bëra në shkollën tonë. Me këtë ne duam të forcojmë më shumë kulturën e komunikimit të hapur me ju.

Bordi i Gjimnazit Loyola, më 12 prill të këtij viti, vendosi në një votim demokratik, të ndahet nga drejtori i deriatëhershëm, atë Dr. Axel Bödefeld, ashtu siç parashihet edhe me statutin e Shoqatës. Arsyet që çuan në këtë vendim janë të shumëfishta dhe të rëndësishme. Ky hap është rezultat i një procesi më të gjatë, i paraprirë nga një shkëmbim intensiv midis të gjithë të përfshirëve. Ju mund të besoni, se për anëtarët e Bordit nuk ka qenë aspak vendim i lehtë. Sidoqoftë, prioritet i jepet gjithnjë ardhmërisë dhe suksesit të shkollës dhe nxënësve të saj. Ky angazhim është i mundur vetëm në bazë të besimit të ndërsjellë dhe unitetit në vendimet themelore.

Ngjarjet si kjo janë të lidhura edhe me emocione, për të gjithë pjesëmarrësit. Kjo është e lehtë për t’u kuptuar. Në mediat e ndryshme rajonale, dhe edhe përtej rajonit, që nga atëherë ekzistojnë raporte dhe komente, në të cilat bazat e vendimit të Bordit të 12 prillit janë jo të plota, të njëanshme, apo edhe të riprodhuara gabimisht. Ne kemi bërë gabim që nuk i kemi plotësuar këto prezantime pjesërisht jo objektive e jo të sakta dhe nuk iu kemi konfrontuar me transparencë më të madhe të mundshme. Nga ana tjetër, në një fazë të vështirë për të gjithë të përfshirët, nuk duam të marrim pjesë në spekulime dhe pretendime të njëanshme. Puna jonë duhet të karakterizohet me objektivitet në kuptimin e shkollës dhe nxënësve e nxënësve të saj.

Ky proces ka ndodhur vetëm një herë në tërë historinë e Gjimnazit Loyola, zhvillimi i të cilit në periudhën e gjatë të 14 -të vjetëve të fundit është karakterizuar gjithmonë për harmoni dhe konsensus. Situata është e re për të gjithë të përfshirët, por ne duam të përballemi me këtë proces mësimi. Kushdo që ndërton një dobësi nga vullneti për konsensus, apo edhe dëshiron të nxjerrë një dështim të Bordit dhe të shkollës, siç ndodh tani në thashetheme, nuk i ka kuptuar themelet e vendimmarrjes demokratike, dhe, me sa duket nuk është i njohur mirë me punën e Bordit apo angazhimin e lartë të profesoreshave dhe profesorëve të shkollës sonë. Ne duam të formojmë të ardhmen e shkollës së bashku me ju, por fokusi ynë kryesor është në fjalën “së bashku”.

Por çfarë po ndodh në këtë moment për të përmbushur këtë pretendim:

1. Së pari, z. Fadil Hamzaj ka marrë përsipër drejtimin strategjik, dhe prof. Neki Jahaj profesor i gjuhës gjermane që nga themelimi i shkollës, së bashku me prof. Veli Gashi e prof. Mark Gojani drejtimin pedagogjik të shkollës. Ata meritojnë njohjen më të lartë për gatishmërinë e tyre për ta udhëhequr shkollën në një situatë të vështirë si kjo e tanishmja. Që nga fillimi, të gjithë pjesëmarrësit e Bordit ranë dakord se kjo ishte një zgjidhje e përkohshme. Shoqata mbështetëse e Gjimnazit Loyola vazhdon t’i përmbahet modelit të provuar dhe të testuar të një ekipi menaxhues që do të përbëhet nga një koleg nga Kosova dhe një punonjës gjerman. Është e lehtë të kuptohet se zgjedhja e përfaqësuesit gjerman nga Bordi merr pak kohë, dhe kjo vetëm për arsye të cilësisë. Është shumë e sigurt që në fillim të vitit të ri shkollor, pra në shtator, shkolla përsëri do të ketë një koleg gjerman në ekipin udhëheqës, së bashku me drejtorin pedagogjik, kurse z. Fadil Hamzaj mbetet aktiv si një anëtar i rëndësishëm i Bordit.

2. Nga data 17-19 qershor do të jenë në mesin tonë, pra në Gjimnazin Loyola, dhe në Kosovë, z. Uëe Martin Fichtmüller, drejtor menaxhues i Arbeiter-Samariter-Bund (ASB) nga Landi i Saksonisë dhe z. Alexander Penther, nga Shoqata Lokale e ASB Neustadt, për të informuar edukatorët dhe prindërit në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe personalisht rreth zhvillimeve të fundit. Arbeiter-Samariter-Bund është një organizatë jofitimprurëse dhe bamirëse me më shumë se 1.3 milionë anëtarë dhe rreth 33.000 mijë punonjës me orar të plotë. Kjo organizatë është anëtare e angazhuar për një kohë të gjatë në Bordin e Shkollës dhe do të marrë edhe më shumë përgjegjësi për Gjimnazin Loyola.

3. Saktë në kohë, në fillimin e vitit shkollor, në shtator, do të prezantohet kolegu i ri gjerman në menaxhimin e shkollës. Ai do t‘iu prezantohet nxënësve, prindërve, mësuesve dhe mysafirëve dhe do të jetë në dispozicion për pyetje dhe diskutime. Ne marrim seriozisht kërkesën tuaj për komunikim më të mirë.

4. Pas kësaj ne duam të vazhdojmë punën e suksesshme të shkollës së bashku me ju dhe të punojmë vazhdimisht në dobësitë tona bazuar në gjetjet e provës aktuale të stresit. Një shkëmbim i hapur dhe kritik është i domosdoshëm dhe pasuria jonë më e vlefshme. Kjo është arsyeja pse sistemi ynë i informacionit dhe komunikimit i nënshtrohet së pari një shqyrtimi gjithëpërfshirës. Për këtë ne shpresojmë në kritikat dhe sugjerimet tuaja konstruktive.

Të dashur miq të Gjimnazit Loyola, sigurisht që vazhdojmë së bashku punën e suksesshme të pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit. Me ndihmën tuaj, Gjimnazi Loyola mbetet një shkollë tërheqëse dhe e mençur, që përcakton standardet jo vetëm në Kosovë. Këtë mund ta arrijmë vetëm në bazë të praktikave më të mira. Ne, në mënyrë eksplicite nuk duam të zhvillojmë një stil personal të udhëheqjes. Si projekte të tjera të suksesshme në Kosovë, Gjimnazi Loyola jeton përmes angazhimit të shumë kokave të mençura, duarve të zellshme dhe partnerëve me përvojë. Ne jemi të përkushtuar për këtë filozofi të punës dorë më dorë, në bazë të vlerave të përbashkëta evropiane. Le të shikojmë përpara.

Përzemërsisht,

Fadil Hamzaj – Kryetar i Bordit dhe Drejtor i Përgjithshëm i ALG-së
Neki Jahaj – Zv. Drejtor Menaxhues
Dr. phil. Tobias Strahl – Përfaqësues i Shoqërisë Bartëse të ALG-së

Më Shumë

Nesër ditë zie në Kosovë

Nesër do të mbahet ditë zie në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në...

Përfundon zgjedhja e kryetarëve dhe këshillave të bashkësive lokale në Prizren

Pas dy muajsh pune intensive dhe angazhimit të ekipit të kryesuar nga Drejtori i Administratës së Komunës së Prizrenit, Edin Shehu, ka përfunduar me...

Lajmet e Fundit