13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Gjimnazistët e parë të Prizrenit, shënuan 66 vjetorin e maturës

Maturantët e parë, kanë shënuar 66 vjetorin e tyre të maturës në bankat e Gjimnazit në Prizren. Katër ish- maturantë;Masar Shporta,Afrim Vokshi,Xhevdet Basha Rizah Çavolli kurse Tana Ahmeti dhe Zef Mjeda, për shkak të problemeve shëndetësore nuk morën pjesë në shënimin e 66-të.

Masar Shporta tregon për kohën e shkollimit dhe maturës.

“Nuk kishim as tabelë të zezë”, tregon ai.

“Secili nxënës kishte nga një tabelë të zezë me vete në vend të fletoreve dhe kishim shpuzë deti”.

”Me këtë rast më pati ndihmuar tej mase një mësuese nga Elbasani e cila më jepte përvojat e saja”,kujton Shporta.

“Ajo gjenerata ishte e para e regjistruar ne vitin 1945, ku mësimdhënësit të gjithë ishin nga Normalja e Elbasanit. Kurse në vitin 1949 e kemi kryer maturën atëherë ishin 23 maturantë derisa tani në Kosovë ka 23 mijë maturantë”.

Profesor Masar Shporta duke folur ekskluzivisht për “TV Besa” ka porositur që arsimi duhet të jetë shtylla kryesore një shoqëri.

“Më duhet të them se tani po shoh profesor e gjenerata profesorësh që nuk e duan arsimin dhe nuk janë të përkushtuar për arsimin”.

“Tash e di se ka kushte shumë të mira, por arsimi po degradohet për fat të keq”.

Përkujtimi i kësaj gjenerate është edhe me fakftin se këta ishin grupi i parë që në vitin 1945 kundërshtuan largimin e bustit të Naim Frashërit nga sheshi”Shadërvan” .

Këtë vit po ashtu mbushen plotë 123 vite të shkollës së parë të vashave në Prizren.

Ishte Mati Logoreci,që jetoi dhe punoi në Prizren nga viti 1889 deri më 1903. Ai mori pjesë gjallërisht në jetën politike-shoqërore të Prizrenit, me të cilin lidhet një pjesë e mirë e jetës së tij. Prizreni njihet si një nga qendrat e vjetra të Evropës Juglindore, me kalanë e lashtë dhe objektet e tjera me vlerë. Deri nga fundi i shekullit të kaluar ishte një qytet i zhvilluar, qendra ekonomike e kulturore e Shqipërisë. Pas një lufte shumë këmbëngulëse, më 1889, u hap shkolla shqipe edhe në Prizren, me mësues Mati Logorecin. Kjo ishte shkollë e tipit të Mësonjëtores së Korçës, me karakter laik, kombëtar dhe demokratik. Çelja e kësaj shkolle ishte një fitore, sepse u kundërvihej synimeve shkombëtarizuese e asimiluese të të huajve.

Hapja e shkollave shqipe u bë në luftë me patrikanën greke, kishën serbe dhe ekzarkatin bullgar, që me gjithë kontradiktat që kishin në mes tyre, bashkoheshin kundër lëvizjes sonë arsimore. Bashkë me të vegjlit shkrimin e këndimin e gjuhës shqipe filluan ta mësojnë edhe të rriturit.

Në këtë mënyrë Mati Logoreci u bë mësues edhe i të rriturve. Rrethanat e detyruan të hartojë vetë edhe programin e shkollës dhe të përshtatë tekstet që i duheshin. Logoreci me pasionin e tij tërhoqi edhe më shumë nxënës, aq sa nuk mund t’i përballonte dot vetë. Prandaj, përkrah tij, mori detyrën edhe mësuesi kosovar Lazër Lumezi.

Shkolla shqipe e Prizrenit po merrte fizionominë e një shkolle kombëtare, demokratike, ku të gjithë ndjeheshin mirë. Kjo ruante tiparet e një shkolle laike, që tërhiqte nxënës pa dallime fetare, klase, rangu apo fisi, pa dallime gjinie, ku secili gjente ngrohtësinë dhe vëmendjen e mësuesve atdhetarë, kundërviheshin përpjekjeve serbe për shkombëtarizimin e popullsisë së Kosovës.Mirëpo si shkollim me shkollë gjimnazi ishte kjo ishte gjenerata e parë ku nxënës kishte nga gjithë Kosova dhe Presheva./TV BESA/

Më Shumë

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë Kosovën|

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një intervistë në "Lajmet e fundit" tha se Kosova e ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në...

Lajmet e Fundit