11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Gruaja shqiptare” e Dervish Himës

Idetë feministe bashkëkohore në shtetin osman kryesisht u intensifikuan aty nga fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit të ri. Në epokën e reformave të Tanzimatit, intelektualët e rinj osmanë të cilët ishin njohur me idetë bashkëkohore dhe ideologjitë e shumta që gëlonin në Evropë, filluan ta aktualizojnë edhe çështjen e gruas dhe rolin e saj në shoqëri, ide këto që në Evropë kishin filluar që me Iluminizmin, shkruan sot Koha Ditore.

Aktivizimi i grave intelektuale kishte filluar që me hapjen e shkollave fillore për vajza më 1870, kurse publicistika do të gulçonte tek pas fitores së Revolucionit Xhonturk dhe vendosjen e Kushtetutës së re më 1908.

Përveç Namik Kemalit, Ahmet Cevdetit, Abdulhakk Hamitit e shumë personaliteteve që kishin vlerësuar lartë tashmë rolin e gruas në shoqëri, intelektualët shqiptarë si Sami Frashëri, Riza Teufiku, Ibrahim Temo e Dervish Hima, po jepnin një kontribut të çmuar në këtë pikë. Që më 1879 enciklopedisti i njohur i familjes Frashëri do të botonte librin ekskluzivisht për gruan “Gratë”, që si modernist tashmë shihte gruan vendimmarrëse në shoqërinë osmane.

Riza Teufiku në shkrime e debate të mëdha nëpër gazetat e kohës, një numër të konsideruar i kushtoi gruas. Temo e Hima, si intelektualë por edhe si aktivë në politikën dhe ngjarjet e kohës, përveç shkrimeve të ndryshme dhe ndihmave për lëvizjen feministe, u kujdesën që atë ta përmendin edhe në statutin e partisë së parë demokratike në shtetin osman. Në skenën publicistike dolën emra të grave aktiviste si motrat Emine Semiye dhe Fatma Alije. U hapën shumë organizata, klube, gazeta e revista që propagandonin lirinë e gruas./Shasivar Kabashi

Më Shumë

Lajmet e Fundit