16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hapet Panairi i Librit në Tiranë

Është hapur edicioni i 21-të i Panairit të Librit në Tiranë.

Mbi 20 shtëpi botuese nga Kosova do të vënë në dispozicion të lexuesve rreth 500 tituj.

Sikurse në edicionet paraprake, Panairi mbahet në Sallën e Kongreseve, në qendër të qytetit.

Programi i aktiviteteve që do të zhvillohen përgjatë pesë ditëve (14-18 nëntor) të Panairit të Librit është bërë publik, e vihet re se çdo ditë është e mbushur me aktivitete në stendat e Shtëpive Botuese.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar librit për fëmijë dhe aktiviteteve dedikuar vogëlushëve.

Një ditë më pas, të enjten, 15 nëntor, Shoqata e Botuesve Shqiptarë do të organizojë konferencën “Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?”, në një panel diskutimi me botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, mësues, punonjës të bibliotekave, përkthyes etj., për të shkëmbyer mendime rreth promovimit të leximit dhe edukimit të lexuesve, fëmijë dhe të rinj.

Diskutojnë botuesi Petrit Ymeri për “Sa lexojnë të rinjtë? Motivet për lexim dhe moslexim! Përgjegjësia e botuesit për të sjellë letërsinë më të mirë për fëmijë shqip”, për të vijuar me shkrimtaren Ledia Nushi e cila do të referojë rreth letërsisë origjinale midis të vërtetave, mesazheve edukuese dhe forcës emocionuese. Mimoza Hysa, Piro Misha, Luiza Mustafaj, Adriatike Lami, Rezarta Reso, e Agim Doksani janë emrat e tjerë të cilët do të referojnë lidhur me sfidat e leximit sot. Ditën e shtunë, një ditë përpara përfundimit të Panairit të 21 të librit, do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. (BW)/ KultPlus.com

Më Shumë

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren ofron shërbime të ndryshme në sektorin e ndërtimit. “3D-Fesali” është partneri juaj i besueshëm për çdo projekt ndërtimi. Këto shërbime përfshijnë: Projektim Ndërtim Mbikëqyrje Revidim Demolimi i...

Dhimbja

Lajmet e Fundit