11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Haradinaj në Prizren: Lufta mes Kosovës dhe Serbisë të mbyllet pa pazare të ndyta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në 140-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit ka thënë se popujt duhet të punojnë për kohëra të vështira edhe sot e përmot.

Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, që është mbajtur në kompleksin e kësaj lidhjeje, Haradinaj ka thënë se po synohet që dialogu me Serbinë të kthehet në pazare të reja politike.

“Popujt duhet të punojnë për kohëra të vështira, shqiptarët duhet të punojnë të gjithë për kohë të vështira, burrat e dheut të asaj kohe shihet se kishin menduar ndër vite se mund të ju vie ajo ditë. Shumë tjerë që nuk kanë qenë fizikisht në lidhjen e Prizrenit shihet se kishin qenë aty që shqiptarët të dhanë përgjigjen për të drejtën e vet. Edhe sot e përmot duhet të punojmë për një ditë të tillë, të jemi të gjithë aty të japim provimin, nëse ne pajtojmë me të tashmen do të na mungon si e tillë për ditë të vështira. Për një ditë më të madhe kërkohet më shumë”, tha Haradinaj, raporton E.O.

Haradinaj tha se e vetmja mënyrë për të përmbyllur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë është njohja e Kosovës nga Serbia pa pazare të tjera në dëm të shqiptarëve.

“Mënyra e vetme me u përmbyll një luftë mes Kosovës dhe Serbisë, lufta e 99 që i la Kosovës shumë plagë, shkatërrime e edhe këto objekt të djegur, e vetmja mënyrë me u mbyll është me një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve pa pazare të tjera të ndyta në dëm të shqiptarëve”, tha Haradinaj.

Më Shumë

Kujtimet poetike të Fahri Musliut

Gazetari Fahri Musliu ka publikuar në rrjetin social Facebook disa poezi të cilat i  ka shkruar në  fund të vitit  ’70-të . “Poezitë janë të...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit