16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Hashim Thaçi në biografinë “Shtet i Ri, Burrështatas Modern”

Hashim Thaçi është njeriu përmes rrugëtimit jetësor të të cilit mund të krijohet një pasqyrë e qartë e shtegut nëpër të cilin ka lëvizur Kosova dhe fatet e shqiptarëve të saj, në njëzet vjetët e fundit, është mesazhi që mund të nxirret nga biografia e botuar së fundmi, për ish-liderin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash president i vendit.

Me një fjali më të kondensuar, por pa hequr gjë nga dimensionet tjera, e përshkruan ish-senatori amerikan, Bob Dole, Thaçin. Rrugëtimi i Hashim Thaçit është rrugëtimi i Kosovës, thekson ai në parathënien që i ka bërë biografisë prej treqind e njëzet faqesh të titulluar Shtet i Ri, Burrështetas modern, shkruar nga Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

Trajektorja e transformimit të djalit thatim nga Buroja, të quajtur Hashim, në njeriun që do t’i printe proceseve dhe një transformimi të Kosovës përgjatë dy dekadave, që e herë e kalonte e herë jo, atë të tijin, është dhënë përmes ngjyrimeve krahasuese, siç ndodh jo rrallëherë me biografitë, transmeton Klan Kosova.

Gjashtëmbëdhjetë kapitujt e librit janë me plot të tilla, të dhëna në forma të ndryshme, duke mos e zhvendosur figurën e trajtuar në kohë. Të gjithë bashkë mëtojnë të japin figurën shumëdimensionale të Thaçit, të cilin të tillë më vete në historinë moderne europiane e cilëson ish-ambasadori Wolfgang Petrich.

Përtej krahasimeve dhe epiteteve, si ai i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, që Thaçin e cilëson vizion të munguar të Kosovës, libri jep pamje të momenteve dhe ngjarjeve që e kanë shënuar jetën e Thaçit. Dhe përmes ndikimit që ato kanë pasur në jetën e tij, zhvillimet nga të cilat janë varur fatet e afër dy milionë jetësh njerëzore.

Ilegalja dhe bërja e Kosovës pjesë e familjes së madhe evropiane janë e para dhe e fundit sfidë e Thaçit, deri tash. E para dhe e katërta. Bindja e njerëzve që duhet të luftojnë për ta fituar lirinë dhe bindja e ndërkombëtarëve se Kosova meriton të jetë pjesë e fatit të përbashkët të botës demokratike, pa rënë në grackën e të kthyerit në vjedhës të vëmendjes. Dy të tjerat: fitimi i lirisë, pra bindja e perëndimit se lufta e shqiptarëve të Kosovës ishte e drejtë dhe sigurimi se shqiptarët nuk do ta kalonin të drejtën e tyre. Pra se nuk do të ktheheshin nga të qenit palë viktimë, në palë që shkakton viktimë.

E para është sfidë që vazhdon. Për Thaçin dhe për Kosovën.

Sfidë që për t’i takuar të kaluarës kërkon që të kaluarës t’i takojë edhe mosdurimi mes shqiptarëve dhe serbëve. Njëjtë siç bënë gjermanët dhe francezët. E atillë që kërkon liderë të cilët kanë aftësi për të ndërtuar ura, aty ku gremina të thella ndajnë njerëz dhe mendësi. Autorët janë të bindur se Thaçi i ka këto kapacitete. Por shtrojnë pyetje, pa adresë, nëse Europa është e interesuar që kjo të ndodhë.

Më Shumë

Greikoci me vetëkontribut ndërtoi objektin e shkollës

“Arsimi është një bimë tejet kryeneçe, e cila nuk gjelbëron e as që lidh kokërr në qoftë se nuk ujitet me lot e...

Zhduket një e moshuar në Rahovec

Një grua e moshës 86-vjeçare është zhdukur në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ndërsa operacioni për kërkimin e saj ka filluar. Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të...

Lajmet e Fundit