12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Haskuka e Kurti, vizitojnë Gjimnazin “Loyola“

 

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje,  Albin Kurti, kanë vizituar sot Gjimnazin “Loyola“ në Prizren dhe rrjetin e institucioneve të shkollës sonë- Shkollën Fillore „Loyola“, Qendrën Edukative „Loyola-Tranzit“ dhe projektin më të ri, „Loyola-Profesionale“.

Drejtori ekzekutiv i “Loyola-Gymnasium”, dr. Axel Bödefeld, i njoftoi mysafirët mbi ecurinë e procesit eduativo-arsimor në të gjitha nivelet dhe punën e palodhshme të Qendrës Edukative „Loyola-Tranzit“, që po hapë rrugët e shpresës dhe edukimit për komunitetin RAE, si dhe për punët përgatitore për hapjen e Shkollës Profesionale.

Mysafirët shprehën konsideratat e tyre për punën dhe rezulatet e deritanishme të shkollës sonë dhe gatishmërinë për të dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim.

Më Shumë

Ish-gazetari Ramadan Baraliu aderon në Vetëvendosje

Ish-gazetari dhe politikologu, MSc. Ramadan Baraliut ka aderuar sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ëshvë mirëpritur nga kryetari i Qendrës së LVV-së në Prizren, Artan Abrashi...

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Lajmet e Fundit