16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Historia e jashtëzakonshme e kirurgut që operoi veten nga apendeciti në Antarktidë

Ka ngjarje dhe foto që kanë mbetur përgjithmonë në histori. Momente të pazakonta, të papërsëritshme, në kushte ekstreme, në dukje të pamundura, janë fiksuar si shembuj frymëzues. E tillë është edhe historia e mëposhme e sjellë nga ‘Fotografitë që kanë bërë historinë’.

‘Ishte viti 1960 kur një grup eksploruesish nga Rusia kishin udhëtuar 36 ditë me det për në Antarktide ku do të qëndronin për 1 vit derisa anija të kthehej që t’i rimerrte. Në mesin e tyre ishte edhe mjeku i ri 27 vjeçar Leonid Ivanovich Rogozov, i cili pak ditë pasi mbërriti në vend nisi të kishte dhimbje të forta barku.

Por shpejt problemi u bë serioz, ai nisi të ndjente dobësi, të vjella dhe e kuptoi që nëse nuk operohej, shumë shpejt do të vdiste. Duke qenë se ishte vetmi mjek në skuadër, 27 vjeçari vendosi të operonte veten.Ai i udhëzoi shokët e tij të improvizonin një sallë operacioni, duke lënë në të vetëm shtratin, një llambë dhe një pasqyrë përmes të cilës do të mund të shihej teksa vetoperohej.

Pranë i qëndronin dy nga miqtë e tij, që shërbyen si ndihmës, por ndërkohë, një skuadër zëvendësuese me dy të tjerë ishte gati pas dere në rast se dy të parët nuk rezistonin dot. Falë aftësive të tij 27 vjeçari ja doli me sukses, duke shënuar rastin e parë në botë të një mjeku që vetoperohet jashtë një ambient spitalor.’

Më Shumë

Trepça bindëse ndaj Bashkimit

Klubi basketbollistik Trepça ka shijuar fitoren e 20-të radhazi, duke mposhtur këtë herë Bashkimin me rezultat 92:78 (37:23, 9:25, 23:13, 23:17). Mitrovicasit janë duke vazhduar...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit