6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

I gjithë qyteti me ramazan: Prizreni, tradita e familjeve që ndjekin ritet islame

Pak orë para iftarit qyteti i Prizrenit është thuajse i boshatisur.

Krejt çka bie në sy janë pak njerëz që bredhin rrugëve me tepsia e mindila në duar, e që kanë të njëjtin destinacion.

Pothuajse në secilën furrë të qytetit të vjetër historik, krijohen radhë pritjesh për marrjen e pitajkave të cilat përgatiten vetëm për muajin e Ramazanit.

Njëri nga furrtarët tregon se përgatitja e kësaj lloji të pitajkës që në Shqipëri njihet si pite, ndihmohet nga vetë klientët përmes përgatitjes së harxhit që i shtohet brumit.

Përkundër interesimit të madh për pitajka, kjo rregull e pashkruar nuk thyhet nga furrtarët.

Paralajmërimi për përfundimin e një dite agjërimi përveç thirrjes së ezanit bëhet edhe nga gjuajtja e fishekzjarrëve.

E qyteti merr pamje tjetër gjatë orëve të mbrëmjes./Tch

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

Lajmet e Fundit