16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Iu dha lamtumira e fundit veteranes së arsimit, Albina Marku

Sot i është dhënë lamtumira e fundit, Albina Markut, veteranes së arsimit dhe artistes së shquar prizrenase. Familjarë, miq, bashkëpunëtorë, artistë dhe zyrtarë të partive politike në Prizren, ishin të pranishëm në akademinë komemorative që është organizuar në sallën e SHKA “Agimi” me rastin e ndarjes nga jeta të Albina Markut.

Për jetën dhe veprën e të ndjerës, nga organizmi më i vjetër kulturor në Prizren, ka folur Semahate Mashkulli, e cila në mes tjerash tha se prosperimit ndër vite të “Agimit” me punën e saj të palodhshme, i ka dhënë Albina Marku.

Ndërkaq, anëtari i Teatrit të Qytetit, Hasim Iballi tha se e ndjera është shquar me paraqitjet e saja të suksesshme edhe në dërrasat e Teatrit të Prizrenit.

Shyhrete Besimi, kolege shumëvjeçare e të ndjerës në shkollën “Mati Logoreci” (ish 17 nëntori), mezi gjeti fjalë nga lotët për të vlerësuar lartë kontributin e Albina Markut në edukimin dhe arsimimin e shumë brezave.

Në emër të familjes, të pranishmit në këtë ceremoni i ka falënderuar djali i të ndjeres, Kastrioti, i cili në mes tjerash tha se përkundër dhimbjes si familje ndjehemi krenar për veprat e më të dashurës tonë.

Pas akademisë komemorative, në orët e pasdites është organizuar edhe ceremonia e varrimit e të ndjerës në varrezat e qytetit në Prizren. /TV Prizreni/

Më Shumë

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky rast nuk raportohet se ka ndonjë person të lënduar, por vetëm me dëme materiale. E...

Jasharaj: Po përgatitemi për grevë

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari ka deklaruar se nëse qeveria aktuale në vend nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë,...

Lajmet e Fundit