8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Janis Joplin – zëri i britmës për dhimbjen amerikane

Kur u dëshmua për të parën herë se muzika pop e kishte mundësinë të bënte dikë të ndihej keq? Jo keq në kuptimin e mërzisë, brengosjes apo shqetësimit nga sinjalet e frikës ekzistenciale, por në kuptimin e bezdisë.

Kjo muzikë pop, rock, soul apo cilado qoftë e ka pasur potencialin të pushtonte dhe të linte veten të lëshohet nëpër rrafshina pa të dhënë ndjesi të thellë apo kaotike, shkruan “Koha Ditore”. E kur i shfaqi muzika rock sinjalet e para që e ka fuqinë të shprehë atë që ne sot, për hir të dëshirës për një shprehje më të mirë, do ta quanim patologji? Takimi im i parë me ndjenjën ekstreme në muzikën pop erdhi pak vite para se të kisha mundësinë të vëreja çfarëdo lloj ekstremi në ndjenjat e mia.

Më 1971, Janis Joplin ishte tingulli i angështimit që po i qasej gjeneratës sime të 11-vjeçarëve. Notat e saja të larta, supozoj se për ne, ishin ajo që mendonim kur bëhej fjalë për britmën ekzistenciale të natyrës, siç edhe e kemi bërë shpesh: një përditësim i Edvard Munch për gjeneratën post-hippy.

Kur ajo bërtiste, bota e formësonte gojën e saj në një “O” dhe i vinte duart lart përballë fytyrës së vet. Por çfarë dinim ne për të në të vërtetë? Shumë pak. E mbaj në mend ta kisha regjistruar asokohe (mbase nga reklamat, posterët e mbështjellësit e LP-ve), ikonografinë e gjallë të saj: syzet e rrumbullakëta e të errëta, pendlat mbi flokët e saj dhe një buzëqeshje të madhe që e hapte fytyrën e saj deri në qiell.

Po ashtu, mendoj që kisha arritur të marrë njohuri se ajo ishte prej Teksasit dhe se kishte dalë dorësh duke u bërë e shfrenimit të hipie-gjeneratës së prirë për vetëshkatërrim të cilit i ishin dorëzuar Brian Jones, Jimi Hendrix dhe Jim Morrrison, të gjithë viktima të ndonjë lloj incidenti. Po të kishte jetuar, të premten ajo do t’i kishte mbushur 75 vjet.

Këto ngjarje ishin cilësuar si lajme të vërteta në atë kohë dhe për to ishte raportuar nëpër gazeta dhe media të tjera. Por raportimet, me sa kam njohuri unë, nuk ishin pasuar me hulumtime të zgjeruara apo reflektim mëshirues në shoqërinë e gjerë. Ishin vetëm lajme. Ishte ajo që kishte ngjarë. Unë sigurisht nuk e kisha bërë një gjë të tillë, por në të njëjtën kohë, asokohe në moshën 11-vjeçare nuk isha e sigurt, sesi duhet të mendoja për gjëra të tilla. Ndihesha nervoz për to.

Nuk e dija se çfarë ishte heroina dhe shpresoja që asnjëherë s’do ta provoja. E mendoja atë si një forcë të shfrenuar, prodhimi i së cilës ishte i mbushur me palumturi. Nuk mund ta pëlqenit dhe të ishit të lumtur – dhe as nuk mund të tingëlloni sikur ndiheshit mirë në arkitekturën e botës që u ishte dhënë: në rastin e saj, me sa duket, në botën e konformitetit të shoqërisë së bardhë në epokën e pasluftës…

Më Shumë

Gjobiten dy kundërvajtës në Suharekë me nga 500 euro për shkak të garave të shpejtësisë (FOTO)

Sot në fshatin Shirokë të Suharekës, patrullat e policisë kanë kapur në flagrancë dy shoferë, të cilët ishin duke garuar me automjetet e tyre. Bëhet...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Lajmet e Fundit