6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Jasharaj: Të mos u bëhet presion mësimdhënësve për rezultatet e PISA-s

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, po kërkon që të mos u bëhet presion mësimdhënësve për rezultatet e dobëta që nxënësit kosovarë shënuan në Programin për vlerësimin ndërkombëtar “PISA 2018”.

Dy ditë pas publikimit të rezultateve të këtij testi, ku Kosova u rendit ndër vendet e fundit, Jasharaj ka deklaruar për gazetën se Sindikata nuk do të lejojë të fajësohen mësimdhënësit për këtë dështim, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, fajtorë janë të gjithë ministrat e deritanishëm, drejtoritë komunale, si dhe vetë sistemi i arsimit. Ai ka paralajmëruar se nëse pas këtyre rezultateve Qeveria tenton t’i fusë mësimdhënësit në test dhe t’ua zbresë atyre pagat, do të ballafaqohet me veprime të ashpra nga SBASHK-u.

Jasharaj nuk e ka përjashtuar mundësinë e një greve tjetër në fillim të vitit të ardhshëm, nëse mësimdhënësve nuk u dalin pagat me rritje sipas Ligjit të pagave të miratuar në shkurt të këtij viti. Në janar të këtij viti ishte mbajtur grevë 3-javore në arsim, pasi SBASHK-u kërkonte që në Ligjin për paga të ngriheshin koeficientet e pagave të punëtorëve të arsimit.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Lajmet e Fundit