9.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Java e kulturës shqiptaro-britanike në Londër

Mes datave 28 maj dhe 4 qershor janë planifikuar të mbahen ngjarjet e javës së kulturës shqiptaro-britanike që promovon vlerat artistike të popullit shqiptar para publikut në Britani, nën organizimin e Ambasadës së Shqipërisë në Londër.

“Prej më se dy vjetësh, Ambasada Shqiptare, në bashkëpunim me Komisionin Evropian në Londër, kanë planifikuar dhe punuar së bashku për të hapur njërën nga ekspozitat e Artit Figurativ më të bukura që shqiptarët kanë realizuar ndonjëherë në historinë e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Shqiptare.

Agjenda e kësaj jave kulturore përfshinë ekspozitë, promovime librash, promovime të muzikës shqiptare e diskutime të ndryshme.

Më Shumë

Lajmet e Fundit