7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Jep dorëheqje Fatos Berisha

FatosBerisha-qkkDrejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha sot ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Në letrën e dorëheqjes të Fatos Berisha thuhet se arsyet janë personale dhe lidhen me familjen dhe karrierën e tij.

Ndërkaq, Këshilli Drejtues e aprovoi dorëheqjen e Berisha duke marrë parasysh arsyetimin e tij që lidhet me shkaqet personale, dhe njëkohësisht e vlerësuan lart punën dhe angazhimin e deritashëm të tij.

Kryesuesi i Këshillit, Arben Zharku lidhje me këtë tha se shpreh keqardhje që po ndërprehet puna dhe bashkëpunimi I tyre, por njëkohësisht falënderoj Fastos Berishen për kontributin e madh që ka dhënë, së pari në njohjen ndërkombëtare të kinematografisë së Kosovës, si dhe anëtarësimi i QKK në European Film Promotion dhe pjesëmarrja e Kosovës në Cannes dhe Berlinale, dhe marrëveshja me akademinë e filmit FAMU në Pragë, dhe shumë punë tjera që janë bërë me angazhimin dhe kontributin e tij të drejtpërdrejtë, tha Zharku, shkruan Zëri.

Po ashtu,Berisha pas mbledhjes falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët, në veçanti Këshillin Drejtues, Ministrin Krasniqi dhe MKRS, si dhe gjithë kineastët vendor dhe partnerët ndërkombëtar, me të cilët QKK këto dy vite ka zhvilluar një bashkëpunim dhe aktivitet të madh.

Berisha ishte zgjedhur në detyrë në gusht të vitit 2011, nga e cila periudhë deri më sot janë subvencionuar 45 projekte filmike, prej të cilave 11 koproduksione me shtetet tjera.

Më Shumë

Lajmet e Fundit