10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

A ka nevojë letërsia për shfrenim seksual?

Revolucioni seksual në Evropën Perëndimore e në SHBA ka ndodhur shpejt duke përmysur thuajse të gjitha “normat morale dhe fetare”. Gjithçka e filluar me Frojdin duke vijuar me të tjerë psikolog, studiues e shkrimtarë konkludoi në çeljen e të parës revistë “me pullë të kuqe”, revistës “Playboy” në vitin 1953 në Çikago të SHBA.

Përveç efektit pozitiv të lirisë, revolucioni pati edhe të metat e veta si disafishim i divorceve në vetëm një vit e të tjera.

Por le ta shohim seksin në një tjetër këndvështrim, në atë të fshehtësisë së artistit, sidomos të shkrimtarit.

Cvajgu ka bërë nga viti 1910 deri ën vitin 1946 pafund biografi personazhesh historikë, shkrimtarësh, filozofësh e psikologësh. Po të lexojmë ato të shkrimtarëve, kuptojmë se disa nga më të suksesshmit kanë kaluar një jetë seksuale në shthurje të plotë, duke thyer çdo kufi të moralit të asaj kohe dhe të moralit fetar i cili nuk ndryshon.

Cvajgu, duke u bazuar në studimet e Frojdit, në librin biografik kushtuar këtij të fundit, e quan njeriun kafshë parahistorikë të burgosur prapa hekurave të moralit. Por artisti, bashkuesi i shkronjave për të krijuar fjalë, i fjalëve për të krijuar fjali e i fjalive për të krijuar paragrafe, lidhja mes të cilave duhet të prekte dhe/ose të zgjonte popullin, a mund të ishte një kafshë, për më tepër e burgosur prapa hekurave të moralit?

Kështu, disa shkrimtarë dolën nga kuadroja, për to e neveritshme dhe moslejuese, e moralit. Për këtë arsye, një pjesë e madhe e shkrimtarëve e kanë konsideruar veten ateist deri dhe antikrisht.

Pak kohë më parë, në datëlindjet respektive të secilit, Konica.al ka paraqitur fakte nga jeta e Hygoit, Kafkës dhe Heminguejt. Mjaft të lexojmë ato fakte, pa u përfshirë në studime të thella të jetës së tyre duke lexuar ndonjë nga biografitë e pafundme të bëra për to, mund të kuptojmë mënyrën se si ato shkrimtarë kanë dalë nga nga hekurat e moralit.

Ndër të paktët shkrimtarë të njohur që kanë folur haptazi për jetën e tyre seksuale dhe shfrenimin me të cilin e kalonin është Charles Bukowski. Në librin e tij “Femrat” (në anglisht Women), botuar nga shtëpia botuese “LMG”, ai, pavarësisht frazës klishe para thuajse çdo libri “Ky roman është pjellë e fantazisë.” , shpalos hapur marrëdhëniet e veta me seksin e bukur.

Nëpërmjet personazhit kryesor, Henri Kinaski i cili ka të gjitha tiparet e Bukowskit (lindur në vitin 1920 në Gjermani, jetonte në Los Angjelos, pinte e pinte pafund dhe ishte shkrimtar) ai tregon se si e kishte kaluar periudhën e plakjes së tij fizike si një shkrimtar, deri diku i suksesshëm mes dhjetra femrave.

Në një nga momentet që Henri po krijonte një marrëdhënie të qëndrueshme me një vajzë, “pra gjithçka shkonte si në vaj”, në të vërtetë ishte fatkeqësi sespe “ishin pikërisht këto gjëra që s’e linin një shkrimtar të punonte”.

Prandaj vlen të shktrohet një pyetje: A ka nevojë letërsia apo autori për shfrenimin sekusal?

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit