7.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kalaja e Prizrenit do të konservohet

kalaja ne prizrenNjëri nga objektet më të vjetra të trashëgimisë kulturore e historike të Prizrenit- Kalaja, e cila viteve të fundit është degraduar qoftë nga faktori kohë e po ashtu edhe ai njeri do të merr pamje krejtësisht të re falë konservimit të saj.

Historiani nga Prizreni, Abib Ahmeti thotë se Kalaja ka një rëndësi të madhe për qytetarët dhe vetë qytetin I cili edhe identifikohet me të.

“Historikisht mund të them se Prizreni dhe Kalaja janë binjakë që një kohë të gjatë kanë bashkëjetuar gjeri në kohën kur ka qenë e mundur të jetohet si vëllezër mes vete. Me shfaqjen e armëve të zjarrta Kalaja që dikur ishte siguri e popullatës gradualisht shndërrohet në rrezik të sigurisë. Prej asaj kohe Kalaja ngec pas dinamikës së zhvillimit të qytetit”, thotë Ahmeti.
Arkeologu Shafi Gashi, i cili ka përcjellë nga afër degradimin e Kalasë ndër vite thotë se projekti do të ndikojë në zhvillimin e turizmit kulturor, si një objektiv strategjik i Komunës së Prizrenit.

Ndërkaq, Sali Shoshi nga Instituti Arkeologjik i Kosovës thekson se çdo intervenim edhe më i vogël në Kala do i përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Prizrenit.

Senad Haliti nga Këshilli i Trashëgimisë kulturore pa kufij thotë se në këtë proces duhet përfshirë të gjithë akterët me qëllim që projekti në fund ti jep rezultatet e veta.

“Na po mendojmë që të gjithë akterët të përfshihen në proces dhe bashkërisht do të provojmë të marrim impute e më pas të nis hartimi dhe shikohen potencialet e saj. Pastaj të nis destinimi i përgjegjësve potencialë dhe me e finalizua dokumentin dhe kriju një trup i cili do i qëndroj pas atij duke mbajt përgjegjësitë për rezultatet e fundit”, tha ai.

Falë Fondit të Ambasadorit në Amerikë, Kalaja e Prizrenit do të konservohet, ndërsa projekti është paraparë të përfundojë në afatin kohorë prej tre vitesh. Menaxhimi, interpretimi dhe konservimi janë tri komponente të ndërthurura në projekt.

Nga 700 mijë dollarët e dhuruar nga Ambasada e SHBA-ve ,450 mijë do të shpenzohen për konservim dhe adoptim./rtk/

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit