6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Karabash Baba në Prizren, pushon në tri varre

Një varr për këtë dëshmor gjendet në Prizren, një në Sofje dhe një në Stamboll

Karabash Baba, emër që përdoret në mesin e popullatës, i kishte treguar Fetahut në ëndërr se ai nuk ishte i qetë në varrin e tij në Prizren, sepse mu përmbi varr gjendej një farkëtar, i cili vendin e rrahjes së hekurit e kishte mbi kërthizën e trupit të tij të pajetë

Njerëzit e moshuar të Prizrenit sa herë përmendet emri i Karabash Babës, ata lëvizin nga vendi dhe fillojnë të bëjnë lutje fetare. Ka shumë gojëdhëna që lidhen me këtë figurë të periudhës osmane. Sipas gojëdhënave, ai ka tri varre: njërin në Prizren, tjetrin në Stamboll dhe një të tretë në Bullgari. Pos kësaj, ky njeri njihet edhe për amanetet e tij, të cilat janë ruajtur deri në ditët tona. Ndryshe në Prizren ka edhe një festë me emrin e këtij njeriu, ditë kur qytetarë të moshave të ndryshme bëjnë lutje. Kjo ditë lidhet me fillimin e stinës së verës dhe prej shumëkujt kjo është një festë pagane e trashëguar nga kohërat më të hershme, e që vetëm më vonë i është atribuuar një personi të njohur me emrin Karabash Baba.

Paraqitja në ëndërr e njeriut të vdekur

Një nga gojëdhënat më të pazakonta që tregoheshin nga pleqtë e këtij qyteti është edhe ajo e Karabash Babës dhe shqetësimit të tij në varrin ku prehej. Vërtetësia e fillimit të tregimit mund të vihet në pikëpyetje, por ajo çka ka ndodhur më pas thuhet se është dëshmuar nga disa të tjerë dhe kështu tregimi është përhapur shpejt në mesin e popullit dhe është treguar brez pas brezi. Ngjarja duhet të ketë ndodhur kah pjesa e fundit e shekullit XIX, atëherë kur Prizreni ishte pjesë e Perandorisë Osmane. Një i ri prizrenas, i quajtur Fetah i biri i Sylejmanit, që ishte lindur në vitin 1860, gjendej i burgosur në ishullin Malta. Familja e tij në Prizren, gruaja dhe fëmijët, bëheshin gati për të imigruar në brendësi të territoreve të Perandorisë Osmane, që tani njihet si Turqia. Fetahu në burg ishte shumë i mërzitur rreth fatit të familjes së tij, të cilët nuk kishin asnjë haber për të, bile as nuk dinin nëse ky ishte i gjallë apo i vdekur. Kështu, një natë Fetahu i burgosur zgjohet nga gjumi, pasi në ëndrrën e tij ishte paraqitur një njeri që veten e kishte prezantuar me emrin Karabash Baba. Karabash Baba, emër që përdoret në mesin e popullatës, i kishte treguar Fetahut se ai nuk ishte i qetë në varrin e tij në Prizren, sepse mu përmbi varr gjendej një farkëtar, i cili vendin e rrahjes së hekurit e kishte mbi kërthizën e trupit të tij të pajetë. Dhe çdoherë kur farkëtari rrihte hekurin, dëshmori Karabash Baba ndiente dhimbje në kërthizën e tij./Kosova Sot/

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji I Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët...

Lajmet e Fundit