13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Kërkohen masa shtesë për ruajtën e Qendrës Historike të Prizrenit

Sot, në ambientet e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbajtur një takim pune ndërmjet ministrit Kujtim Shala, ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, kryetarit të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi dhe kryesuesit të Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit, Qemajl Hasani.

Ky takim është thirrur me qëllim të identifikimit të sfidave dhe prioriteteve rreth trashëgimisë kulturore të Kosovës, veçmas lidhur me Qendrën Historike të Prizrenit, si dhe koordinimin e veprimeve për të ruajtur dhe menaxhuar këtë qendër.

Ministri Shala u shpreh se ky takim pune për trashëgiminë kulturore, më saktë rreth dëmtimeve që po bëhen, qoftë për shkak të pakujdesisë, qoftë për shkak të zbrazëtirave ligjore, është në funksion të mobilizimit të gjitha faktorëve të rëndësishëm për të krijuar masa dhe mekanizma shtesë rreth ruajtjes dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, veçmas në Qendrën Historike të Prizrenit.

Më tej ministri Shala u shpreh se trashëgimia kulturore është interes i vendit dhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, masa dhe mekanizma shtesë jo vetëm për Qendrën Historike të Prizrenit, por edhe për objektet tjera më rëndësi për trashëgiminë kulturore të Kosovës nga dëmtimet dhe shkatërrimet.

Ndërsa ministri Ferid Agani shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar ngushtë me MKRS-në dhe organizmat tjera në funksion të krijimit të këtyre masave shtesë. Ai më tej shpjegoi punën që po bën kjo ministri nëpërmjet Task Forcës së saj për të identifikuar problemet me të cilat ballafaqohet kjo qendër.

Po ashtu, në këtë takim palët shtruan nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore, atyre lokaleve dhe organeve të rendit e drejtësisë, si dhe shoqërisë civileve, në funksion të mbrojtës së trashëgimisë kulturore të Kosovës nga dëmtimet dhe shkatërrimet. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Enea Koliqi, ‘Ylli i javës’ në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 29-të...

Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit